Lidhu me ne

Kryesore

Një marrëveshje e dytë, vdekjeprurëse për PD-në

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në një interviste në emisionin “Përballë” në RTSh dy nisma që ai synon t’i materializojë në muajin shtator: së pari janë ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, siç tha ai “pas një analize të thellë dhe një bilanci” dhe së dyti është oferta që do të vihet në tavolinë për opozitën. Për këtë të dytën z. Rama ndër të tjera tha:
Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi
Të dyja propozimet janë të ndërlidhura vetëm me zgjedhjet lokale që po afrojnë dhe me një përmirësim imazhi në funksion të negociatave. Nga kjo pikëpamje z. Rama po kërkon përmbushjen e fitores së zgjedhjeve, përmes ofertave taktike për opozitën që e miklon sërish me atë që ka në dorë: poste ministrash.
Po të shihet paragrafi i cituar prej tij është e qartë se z. Rama nuk negocion asnjë nga kërkesat e PD-së për reformën në drejtësi dhe i thotë “Jo” gjashtë pikave të z. Basha që kërkoi korrigjim të asaj që është bërë së fundmi gabim me reformën. Nuk është vetëm kjo arsyeja që opozita duhet t’i qëndrojë larg ofertave të z. Rama. Kushdo e kupton se ato janë oferta që synojnë qetësimin e stresit të qeverisjes që ka jo pak probleme. Z. Rama po luan sërish kartën e vitit 2017 nga e cila përfitoi jo pak.  Por me dallimin se oferta e tij është e papranueshme sepse ofron shumë pak, sado e lartë që të jetë.  Edhe sikur me të ofrohet Pazari i radhës me spastrimet që po provokon Vettingu, kjo marrëveshje do të ishte vdekjeprurëse për PD-në.
Do shpresuar që z. Basha nuk do e bëjë edhe këtë gafë por do të tentojë zgjedhjet lokale me forcën e vet, pavarësisht se sot kanë nisur t’i kujtojnë dorëheqjen, po ata njerëz që lodhen e çlodhen nga politika si të kurdisur. PD-ja – edhe kjo që është kështu si është – ka të gjithë të drejtën dhe argumentin që ta kundërshtojë atë, qoftë edhe duke respektuar vullnetin e shqiptarëve që pranuan zgjedhjen e një Timonieri të vetëm. Le ta çojë ai Shqipërinë drejt përfundimit të mandatit, le ta lëmë z. Rama të Bashkëqeverisë me shqiptarët derisa kontrata e tij të përfundojë.  Është edhe rruga më e ndershme për të gjithë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook