Lidhu me ne

Kryesore

Drama e efektivitetit të qeverisë, 40 mln euro në 7 muaj për zyra dhe pajisje

Drama e efektivitetit të qeverisë, 40 mln euro në 7 muaj për zyra dhe pajisje
Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur në mënyrë dramatike shpenzimet për zyra dhe orenditë e tyre dhe për ripërshtatjen e ambienteve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për shpenzimet e 7-mujorit 2018 një shumë prej më shumë se 5 miliardë lekësh shkoi për orendi dhe pajisje zyrash, rikonstruksione godinash dhe përshtatje ambientesh.
Kjo shumë sipas kursit mesatar të vitit 2018 është rreth 40 milionë euro dhe gati trefishi i shpenzimeve që u bënë për këtë qëllim një vit më parë.
Të dhënat u përpunuan nga ‘Monitor’, në data bazën e shpenzimeve që Ministria e Financave ka publikuar për 7- mujorin. Por shpenzimet për fasada, rikonstruksione dhe orendi zyrash janë më të mëdha pasi ato janë shpërndarë në listën e shpenzimeve me emërtime të ndryshme.
Por një sistem filtrimi mbi zërat kryesore nxori se, shpenzimet për periudhën 5-mujore janë rreth 40 milionë euro, të barazvlefshme për ndërtimin një spitali rajonal me kushte moderne.
Qeveritë shqiptare ndër vite kanë shfaqur simptoma të rënda në menaxhimin e shpenzimeve publike. Pa prioritete të qarta të zhvillimit të qëndrueshëm, taksat e shqiptarëve zbrazen në projekte jo efeciente.
Ndërrimi i destinacionit të një strukture të qeverisë për më shumë se tre herë në katër vite ka krijuar kosto të panevojshme në buxhet.
Të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje konstante nga viti në vit, teksa nga ana tjetër rishpërndarja e tyre është copëzuar në projekte që nuk sjellin zhvillim.
Rrogat dhe pensionet vetëm sa janë indeksuar me inflacionin dhe produktet e mëdha të investimeve mungojnë.
Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore në studimet të posaçme kanë vënë disa herë në dukje mungesën e eficencës së investimeve.
Vetëkontrollet e qeverisë në entet e saj nëpërmjet njësive të auditit të brendshëm kanë zbuluar 7,8 miliardë lekë (58 milionë euro) shpërdorime nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave për vitin 2017.
Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave vëren se janë konstatuar 6286 raste të shkeljeve, për të cilat vlera e dëmeve llogaritet në 7.8 miliardë lekë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook