2.5% e shqiptarëve pijnë kokainë. Kush nga qeveria bën pjesë te kjo pakicë e nderuar?
“The Economist” raporton se Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës në raport me popullsinë.
Në reportazhin e “The Economist” me titull “Pse kartelet po fitojnë” thuhet se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re dhe kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliardë dollarëve në vit ndërsa si përdorues në botë numërohen 18 të tillë. Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet që konsumojnë kokainën më së shumti. Por përqindjen më të madhe e mban Shqipëria ku 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur vendin e parë, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane, raporton “The Economist”.
Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është në vendin e 34 në renditje për konsum, por është prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1 kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë.
Ndër rrugët kryesore të trafikut të kokainës vazhdon të mbetet ajo detare nga Amerika Latina e cila mësëshumti nëprmjet Gjibraltarit shpërndahet më pas në Evropë edhe me linjat ajërore, ndërsa shpesh trafikantët hakerojnë sistemet e gjurmimit për të mos u dalluar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu