23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjatë procesit të kontrollit, sipas një anketimi të qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes.
Ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.
Bizneset pohuan se në 66.8 për qind të rasteve inspektorët janë të pajisur me autorizimin përkatës, por në 33 për qind të rasteve ato nuk e kanë një autorizim kontrolli.
Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.
Për të shmangur keqtrajtimin e qytetarëve dhe bizneseve, qeveria ka vendosur që nga ky vit 90 për qind e autorizimeve të jepen online.
Ajo ka nisur një proces për të fshirë 10 licenca, teksa synon të eliminojë 142 dokumente të cilat nuk do të kërkohen më për asnjë shërbim të ofruar nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë.
Rreth 201 dokumente do merren drejtpërdrejt nga platforma elektronike të vete institucioneve publike, përmes ndërveprimit me platformën elektronike e-Albania, ose ndërveprimit dhe komunikimit me institucionet publike përkatëse.
Marrë me shkurtime nga Monitor
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu