Lidhu me ne

Kryesore

Shifrat: Ja sa familje dolën nga skema e ndihmës ekonomike këtë vit

Shifrat: Ja sa familje dolën nga skema e ndihmës ekonomike këtë vit
Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit përfituan ndihmë ekonomike rreth 52 mijë e 700 familje, nga rreth 81 mijë e 900 mijë familje që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.
Nga të dhënat shihet se mbi 35 për qind e familjeve që më parë trajtoheshin me ndihmë, tani nuk e marrin më. Mirëpo teksa numri i familjeve është shkurtuar me ritme të larta, masa e ndihmës për familje ka shënuar një rritje të lehtë.
Në gjashtëmujorin e parë të 2018 paga mujore ishte rreth 5,100 lekë, nga rreth 4,200  lekë që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Kësti mujor i ndihmës ekonomike është shumë më i ulët se minimumi jetik. Aktualisht sipas standardeve ndërkombëtare të varfërisë minimumi jetik është 2 dollarë në ditë.
Në shkurt të këtij viti, aplikimi i sistemit të ri të Ndihmës Ekonomike nxori nga skema disa mijëra familje duke ulur me më shumë se 1 të tretën numrin e familjeve që përfitonin.
Në atë kohë shumë prej familjeve shprehën ankesën se ishin përjashtuar me pa të drejtë dhe se kriteret e përdorura nuk ishin tregues realë të situatës.
Një rishikim i fundit i projektit “Modernizimi i Asistencës Sociale” nga ekipi i Bankës Botërore dhe  publikuar këto ditë tregon se në fakt banka është në negociata me qeverinë për të parë mundësinë e shtimit të numrit të familjeve të varfra në skemë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore2 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar2 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar2 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal2 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook