Emisioni “Jo vetëm modë” ka nisur transmetimin per kete sezon dhe e ftuar ka qenë Agnesa Vuthaj. Mes të tjerave, ajo ka folur dhe për jetën e saj private. Edhe pse një vajzë e bukur dhe e ëmbël, Agnesa është ende beqare dhe arsyen e ka zbuluar gjatë intervistës.
Jetoj vetëm dhe ndonjëherë trishtohem, por mësohesh. Çdo mashkulli në fillim i pëlqen të jetë pranë një vajzë të famshme, të suksesshme dhe të pavarur, pasi i përmbush egon, por më vonë pasi e njohin këtë vajzën e bukur, e cila punon shumë dhe përkushtohet fillojnë të ndihen inferiorë. Besoj prandaj jam vetëm, por nuk do të jem gjithmonë kështu”, -është shprehur Agnesa.
Po ashtu, ajo ka treguar se ëndërron të ketë një familje të madhe duke shtuar se dëshiron të bëjë tre fëmijë.