Lidhu me ne

Kryesore

Të dhj..rë, por krenarë! “Drejtësia vonon, por nuk harron”

Arrestimi i djalit të deputetit duhet të kishte ndodhur që në muajin korrik qëkurse ai u denoncua por dhunë, por të qënit kanakar i pushtetit stepi policinë fillimisht dhe më pas prokurorinë.
Rilindja ka këmbëngulur vazhdimisht se ka një moral tjetër nga ai i qeverisë paraardhëse, por këtë moral e përgënjeshtruan shumë ndodhi duke nisur nga brekët e Shkukriut e kështu me radhë.
Ironia është se udhëheqja e Rilindjes nuk bën mbrapa edhe pse vijon të diskretitohet për mënyrën si po qeveris vendin, sidomos kur bëhet fjalë për policinë. Suspansat e kryeministrit sa herë i është dashur të japë përgjigje për palaçolleqet e pushtetit janë shoqëruar me shfryrje kundër opozitës dhe mediave.
Edhe pas arrestimit të djalit të deputetit socialist, i pari dhe i dyti i Partisë nxituan t’i vënë vetes një fytyrë që nuk e kanë dhe një medalje krenarie, për reagimin dhe qëndrimin medemek që po mbajnë edhe kur bëhet fjalë për kanakarët e pushtetit. Edi Rama dhe Taulant Balla folën sot në emër të drejtësisë, duke na thënë se ata i dorëzojnë kanakarët kur u thotë drejtësia
Edi Rama në një postim në Twitter shkruan se  “Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”
Ndërsa Taulant Balla i akuzuar se ka qenë në komisariat për të moslejuar arrestimin e djalit të deputetit shprehet. “Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë!Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht”. Të paktën të na i kishin kursyer këto komente për të mos diskretituar më tepër pushtetin që dëshmon se Prokuroria vepron me urdhëra politikë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook