Lidhu me ne

Kryesore

Dinamika e plotë e vrasjes mbrëmë në Bllok

Masakra në Bllok, policia: Qëlluan njëri-tjetrin brenda lokalit, 2 të arrestuar

Masakra në Bllok, policia: Qëlluan njëri-tjetrin brenda lokalit, 2 të arrestuar
Policia ka publikuar një deklaratë mbi ngjarjen e mbrëmshme në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë personat e përfshirë janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit.
Njoftimi i policisë:
Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :
– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal”.

Gëzimi i Elvanës për lidhjen me Matën: Zoti më solli një fat të mirë…

Rreth 8 muaj më parë, në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie.

Por ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmenit Ervin Mata, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit.

 

Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi gocë, vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta… ke frikë”, shtoi këngëtarja.

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”

“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.

Gazetari Artan Hoxha: Për ngjarjen në ish-Bllok janë ndalur dy pjesëtare të policisë

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria, janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.
Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinit është një komando

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjesëtar i Forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock, që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martini është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Autori ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka 19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim, sot është në kërkim”.
“Fillimisht ka pasur konflikt fizik. Personi i vrarë është i pari që ka nxjerrë pistoletën, por për shkak të stërvitjes komando i ka neutralizuar të dy, ka qëlluar viktimën dhe më pas Martinin që ndodhej në banak. Dihet madje se personi i plagosur në banak ka hyrë në tulet pas ngjarjes, madje është gjetur një vijë gjaku nga banaku drejt tualetit. Po ashtu edhe pronari i lokalit ka qenë në banak kur ndodhi ngjarja. Redi Popesku është i shoqëruar për të sqaruar motivin pse ka ndodhur ngjarja. Nga pamjet filmike rezulton se grupi i Martinit ka hyrë në lokal. Shoqëruesit e tij u ulën në tavolinën e madhe. Atyre iu është servirur verë, ndërsa Martinaj qëndroi banak. Në momentin që kanë hyrë personat e tjerë janë shkëmbyer batuta, e më pas reagimi me armë zjarri nga komandoja”.
Sipas Hoxhës, për ngjarjen janë ndalur dy pjesëtare të policisë, njëri i Lezhës dhe tjetri i Durrësit, që rezultojnë të jenë pjesë e skuadrës operacionale, njëri dyshohet të jetë pjesë e grupit të Martinit dhe tjetri dyshohet të ketë penguar punën e policisë. Hoxha thotë gjithashtu se i plagosuri tjetër në ngjarje, Eljon Hato që ndodhet në gjendje të rëndë në spital është një person me precedent të mëparshëm penal.
“I plagosuri Eljon Hato është një person me precedent të mëparshëm penal dhe me origjinë nga Shkodra. Pë ngjarjen janë ndaluar dy pjesëtarë të policisë së Durrësit dhe Lezhës, kanë qënë pjesë e skuadrës operacionale, janë policë me përvojë dhe eksperiencë. Njëri dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Martinit dhe tjetri se mund të ketë penguar punën e policisë, të dy janë me orgjinë nga veriu”.

Fotoja: Ja kush është Fabiol Gaxha, krahu i djathtë i Ervis Martinit

Është publikuar foto e të riut që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pas një përplasje me armë. Fabiol Gaxha është i riu që humbi jetën, pasi mësohet se mbronte me trup Ervis Martinin, një biznesmen i njohur i lojërave të fatit në kryeqytet.

Për ngjarjen deri më tani janë arrestuar 2 personat e plagosur, të cilët gjenden në spital, dhe janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, mes të cilëve i dashuri i Elvana Gjatës dhe një oficer i forcave komando.

Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.

Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.

Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj, Ervin Mata nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj.

Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, biznesmeni i njohur për shpenzimet e luksit

Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Ibrahim Rugova”,
Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.

Ervin Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.
Gjata është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh.
Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur.
Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.
Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë timet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla./Panorama

Dinamika e plotë e vrasjes mbrëmë në Bllok, i përfshirë një komando

Dinamika e plotë e vrasjes mbrëmë në Bllok, i përfshirë një komando

Dy personat kyç të ngjarjes së mbrëmshme në Bllok kanë qenë në shoqërinë e këngëtares Elvana Gjata.
Me Gjatën ka qenë në lokal i dashuri i saj, një person që ka në pronësi një hotel në Tiranë por jeton në Holandë dhe është lakuar në media si person problematik për policinë.
Me këta të dy ka qenë edhe një person i tretë që dyshohet se ka vrarë shoqëruesin e Evis Martinajt dhe ka plagosur atë vetë.
Ky person të cilin policia e ka shpallur në kërkim është pjesëtar i forcave komando.
Një burim policor tha për DITA se sherri ka nisur pas largimit të këngëtares nga lokali.
Pasi ajo ka dalë ka nisur një konflikt verbal për të që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Edhe i dashuri i këngëtares është plagosur, por ai është larguar mbrëmë nga spitali.
Ai dhe shoku i tij komando janë shpallur në kërkim.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook