Lidhu me ne

Kryesore

Trafiku, ose sa e vështirë të jesh qytetar i thjeshtë në Tiranë!

Nga Klementin Mile
Bëra një eksperiment: nuk ndoqa asnjë edicion lajmesh dhe asnjë emision të tipit debat këtë javë. Po ashtu, i shmanga vizitat në rrjetet sociale dhe bisedat me njerëz që mund të më informonin për ngjarjet e rëndësishme që kishin ndodhur në vend. Vendosa, pra, t’i shmang të gjitha strukturat dhe aktorët që vendosin çka përbën ngjarje e që, rrjedhimisht, meriton të përcillet si lajm. Bëra atë që rekomandonte Adorno, filozof i shquar i Shkollës së Frankfurtit, te vepra e tij “Minima Moralia” – i shmanga dogmat dhe u afrova pranë gjërave konkrete të jetës, për t’i përjetuar direkt, pa udhëzim, teorizim dhe manipulim prej ndonjë autoriteti. Në këtë mënyrë, po të shprehem me termat e Adornos, iu largova dogmata-s dhe preka pragmata-n.

Bëra atë që mendoj se, herë pas here, duhet ta bëjë çdo qytetar i thjeshtë: të largohet nga ndikimi i mediave, politikanëve dhe opinionbërësve që vendosin agjendën e çështjeve me rëndësi publike dhe të zbulojë vetë, në bazë të përvojës pragmatike me gjërat e realitetit të përditshëm, se cilat janë problemet reale. Ky eksperiment më ndihmoi të kuptoj që për mua, si banor i qytetit të Tiranës, problemi kryesor është ai që thuajse nuk përmendet fare në media: trafiku.
Fakti që kryetari i bashkisë, Veliaj, e konsideron normal trafikun në kryeqytet dhe e paralelizon Tiranën me Tokion dhe Nju Jorkun, nuk më ndihmon aspak që të arrij në orarin e duhur në punë. Kam një abone autobusi të cilën nuk po arrij ta përdor as në mëngjes, kur shkoj në punë, as mbasdite, kur vij nga puna. Kam provuar të eci, si këmbësor, dhe kam vënë re që shpejtësia ime është më e madhe se ajo e autobusave dhe makinave, pa harxhuar asnjë pikë karburant. Kam vënë re gjithashtu se nuk mund të krahasohem me biçiklistët, të cilët duket të jenë të vetmit, edhe pse shumë të paktë në numër, që nuk i shqetëson trafiku. Ata madje po mrekullohen prej bojës së derdhur gjithandej nëpër rrugët e kryeqytetit, duke i krijuar hapësira e korsi një minoriteti absolut, aq sa do i kishte zili çdo liberal-demokrat.
Ndërsa eci çdo ditë për të shkuar në punë dhe lë pas autobusa e mjete të tjera, më shkon mendja te dy kategori mjetesh të ndryshme që ofrojnë shërbim në kryeqytet: taksitë dhe ambulancat. Kam patur rastin t’i provoj të dyja në kushtet e trafikut të Tiranës. Për fat të mirë, fakti që ambulanca u vonua 20 minuta gjatë rrugës për të arritur në destinacion, nuk rezultoi me pasoja fatale për shëndetin. Sa për taksitë, kuptova që kisha paguar kot gjithë ato para, pasi në këmbë do kisha arritur më shpejt.
Është e vështirë të jesh qytetar i zakonshëm në kryeqytetin e sotëm të qeverisur nga Veliaj, i cili fillimisht duhet ta pranojë si problem trafikun e Tiranës, që pastaj të shpresojmë se do mundohet ta zgjidhë. Në vend të zgjidhjes, pres të më shfaqet para syve tek eci ndonjë polic bashkie me biçikletë. I këndshëm, fotozhenik dhe aspak efektiv. Dhe pastaj do të më kujtohen fjalët e liderit të dikurshëm të Partisë Laburiste angleze, Neil Kinnock, që paralajmëroi anglezët se ç’do të ndodhte po t’i jepnin votën Margaret Thatcherit: “Po fitoi Margaret Thatcher të enjten, ju paralajmëroj të mos jeni të zakonshëm. Ju paralajmëroj të mos jeni të rinj. Ju paralajmëroj të mos sëmureni. Dhe ju paralajmëroj të mos moshoheni”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore2 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar2 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar2 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal2 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook