Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana i tërhequr nga futbollit dy vite më parë ka vendosur t’i përkushtohet kinematografisë.
35-vjeçari ka realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”, i cili pritet do të transmetohet së shpejti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram”.
“Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im @andidecka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur”, sqaron Loriku.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu