Lidhu me ne

Kryesore

Si e përdor Rusia Serbinë

Dekonstruktimi i ndërhyrjes së thellë të Moskës në Beograd
Janusz Bugajski
Në kundërshtim me hamendësimet konvencionale, Serbia dhe Rusia nuk kanë një aleancë të ngushtë, por një lidhje asimetrike në të cilën Kremlini shfrytëzon dominancën e vet. Kur Moska ka nevojë për Serbinë për të përmbushur detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë, ajo rrit presionin mbi Beogradin. Kjo është e dukshme në debatin e vazhdueshëm mbi korrigjimet kufitare në Ballkanin Perëndimor.
Megjithëse historia zyrtare pohon se Rusia ishte e rëndësishme në çlirimin e Serbisë nga osmanët, ambiciet e vërteta të carëve ishin zgjerimi i perandorisë së tyre drejt Mesdheut. Ortodoksia e krishterë dhe pan-sllavizmi ishin mjete ideologjike të dobishme për të bindur serbët se Rusia po mbronte interesat e tyre kombëtare.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini i frenoi ambiciet serbe dhe pengoi krijimin e një federate komuniste të Ballkanit që përfshinte Jugosllavinë dhe Bullgarinë, sepse ai kishte frikë se një shtet i fortë në rajon do të sfidonte diktatin e Moskës. Jugosllavia e Titos më pas demonstroi se Beogradi nuk ishte i gatshëm të mbetej një kukull besnike kur u shkëput nga blloku sovjetik më 1948 dhe ndihmoi në krijimin e lëvizjes së shteteve jo satelite (non-aligned movement).
Millosheviçi dhe Jelcini nuk ishin aleatë të ngushtë, por shfrytëzuan ambiciet politike të njëri-tjetrit. Me fillimin e luftës në Jugosllavi, gjatë viteve 1990, Beogradi kërkoi mbështetjen ruse, qoftë për ruajtjen e integritetit jugosllav, krijimin e një Serbie të Madhe, ose mbajtjen e kontrollit mbi Kosovën. Moska, nga ana e saj, manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA-së dhe NATO-s, për të treguar se Rusia ishte një faktor kryesor në çështjet europiane. Megjithatë, që nga përmbysja e Millosheviçit, qeveritë serbe kanë pranuar rolin e partnerit të vogël të Rusisë, duke i dhënë mundësi Putinit ta shndërrojë Serbinë në përfaqësuese të Moskës në Ballkanin Perëndimor.
Kremlini, qëllimisht ka ndikuar në pengimin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat Moska ka të drejtën e vetos, që Beogradi t’i nënshtrohej Rusisë dhe të skualifikohej nga institucionet perëndimore.
Ndërhyrjet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin mbi shqiptarët nuk janë harruar ende nga Beogradi aq për të kërkuar anëtarësimin në NATO. Përmes propagandës, Moska sigurohet që ndjenjat anti-Aleancës të ushqehen vazhdimisht në mesin e popullit serb.
Mediat ruse gjithashtu transmetojnë vazhdimisht lajme false se Rusia është benefaktori kryesor ekonomik në Serbi, edhe pse tregtia dhe investimet e saj në vend jo vetëm që janë të disavantazhuara në raport BE, por janë të bazuara kryesisht në marrëveshjet e paqarta prej të cilave përfitojnë politikanët e korruptuar. Serbia u bind për t’i dhënë shumicën e aksioneve të Gazprom, kompanisë së madhe të naftës dhe gazit NiS, dhe firmosi edhe marrëveshje të tjera që e lidhën vendin fort me furnizimet energjetike të Rusisë. Beogradi, po ashtu, u vu nën presion për të hapur një “Qendër humanitare ruso-serbe” në qytetin jugor të Nishit, të cilën shërbimet ruse mund ta përdorin si një strukturë për grumbullimin e inteligjencës kundër Perëndimit.
Në një kthesë të re në shfrytëzimin e Beogradit, Kremlini tani kërkon të përfitojë nga synimi i Uashingtonit për të “normalizuar” marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa nocioni i shkëmbimeve të territoreve është diskutuar, Kremlini po e shtyn Serbinë të pranojë shkëmbimet  me Kosovën pavarësisht nga rezistenca politike në Beograd. Takimi i paprecedent midis Presidentit Putin dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë përvjetorit të Fundit të Luftës së Parë Botërore në Paris, i pari midis krerëve të të dy shteteve, shtoi presionin mbi kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Strategët e Putinit po ndjekin dy objektiva kryesore. Së pari, ndryshimet kufitare në Ballkan të miratuara nga fuqitë perëndimore mund të trumbetohen si një precedent i vlefshëm dhe shembull për Krimenë, Donbasis, Transnistrian dhe rajone të tjera të pretenduara nga Rusia. Zyrtarët mund të pretendojnë se ndryshimet në kufirin Kosovë-Serbi thjesht bashkojnë minoritetet etnike me vendin mëmë. Kështu, një proces i ngjashëm mund të zbatohet në territore me popullsi të konsiderueshme ruse, duke përfshirë pjesë të Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Kazakistanit.
Së dyti, Kremlini llogarit njëkohësisht se ndryshimet kufitare në Ballkan mund të krijojnë probleme për NATO dhe BE, duke nxitur thirrjet për ndarje të mëtejshme. Nacionalistët lokalë mund të orkestrojnë dhunën për të treguar se bashkëjetesa etnike nuk është e mundur dhe kufijtë duhet të korrigjohen. Një efekt domino i aspiratave territoriale nuk do të prekte vetëm shtetet si Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, por edhe shtetet anëtare të NATO-s, si Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Vuçiç do të vihet nën presionin në rritje të Perëndimit, për të krijuar një marrëveshje me Prishtinën, por mund të mos jetë në gjendje të mbajë rolin e opozitës nacionaliste vendase pa mbështetjen e Kremlinit. Nëse Beogradi pranon zyrtarisht humbjen e Kosovës përmes një marrëveshjeje dypalëshe, ankesat e Rusisë ndaj mbështetësve ortodoksë sllavë mund të jenë të pamjaftueshme. Në vend të kësaj, pavarësisht hezitimit të Vuçiçit, Moska mund të shprehë mbështetjen për ndarjen e Bosnje-Hercegovinës dhe përfshirjen e Republika Srpska në Serbi.  Ky do të ishte një përfitim më i madh për Serbinë se skajet veriore të Kosovës, veçanërisht nëse udhëheqësit e RS pranojnë të bashkohen me Serbinë.
Rezultati i ndërhyrjes së madhe të Moskës, do të jetë përfshirja e Vuçiç në një konflikt të ri me BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara mbi Bosnje-Hercegovinën. Kjo gjithashtu do t’i shërbejë interesave të Kremlinit duke bllokuar rrugën e Beogradit drejt pranimit në BE. Mesazhi për Serbinë është se nëse nuk shkëputet nga mbashkëpunimi politik mbytës me Rusinë, ajo nuk mund të arrijë potencialin e saj kombëtar dhe do të vazhdojë të shfrytëzohet si një objekt në përpjekjen e Putinit për të shkatërruar Perëndimin.
*Europe’s Edge është një revistë online që mbulon tema të rëndësishme në debatin e politikës transatlantike. Të gjitha mendimet janë të autorit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pozicionin apo pikëpamjet e institucioneve që përfaqësojnë apo Qendrën për Analizën e Politikave Europiane.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar5 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix5 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook