Lidhu me ne

Kryesore

Brajan Sukaj autori fitues i çmimit për Librin më të mirë në Panairin e 21 të librit tregon rrugëtimin e tij në letërsi

Brajan Sukaj: Letërsia është një proces njohje
Brajan Sukaj autori fitues i çmimit për Librin më të mirë në Panairin e 21 të librit tregon rrugëtimin e tij në letërsi. Dy vjet më parë romani i tij në dorëshkrim “Viti i Elefantit” doli në short-listën e Çmimit Kadare
Brajan Sukaj përdor një stil unik, me fjalor të përzgjedhur e të pasur dhe figura stilistike të panumerta, të cilat i shtojnë dozën artistike romanit të tij. Ky roman i pazakontë, në të cilin nuk percaktohet drejtperdrejt as koha e as hapësira, e aq më tepër personazhet mbeten të paemërtuar, duke e humbur kështu nevojën e përshfaqjes, por duke i dhënë rëndësi ngjarjeve dhe përmbajtjes së vërtetë. Siç mund të kuptohet edhe nga titulli, gjithcka lind me ardhjen në jetë të një fëmije me tipare të çuditshme, me shtatë gishta, nofulla të mëdha dhe sy të shkëlqyeshëm. Nëna e re, e cila trembej prej turmës po aq sa donte të birin, punonte, sakrifikonte dhe mundohej me mish e me shpirt për të plotësuar çdo gjë për djalin e saj të vetëm. Kulmi i romanit arrihet kur gruaja kryen një vjedhje për të plotësuar nevojat e të birit për barna dhe akuzat, gjyqi dhe gjykimi, të kthejnë edhe një herë ndër mend forcën e turmës, padijes dhe pashpirtësisë së brohorimave për dënim. Gjykatësi, një burrë i arsyeshëm, korrekt dhe i drejtë, por me një fund tragjik për shkak të rrethanave, gati sa nuk e tregoi hapur se një nënë nuk mund të dënohet as për hajdutëri, nëse këtë të fundit e kryen për të shpëtuar jetën e fëmijës së saj. Gjithçka merr për kot në këtë qytet, i cili në fund pushtohet nga flakët, si për të treguar se xhindtë kanë një kujtesë të dobët historike.

Kjo është historia e romanit “Ciklopi” botimet OmbraGVG me të cilin shkrimtari Brajan Sukaj u vlerësua si autori më i mirë në edicionin e 21 të Panairit të Librit. Më poshtë autori flet për rrugëtimin e tij letrar.
Ç’të shtyu tek letërsia?
Letërsia për mua është një proces njohje. Një shkrimtar i njohur portugez shprehej se si nëpërmjet letërsisë autori bëhet nxënësi i personazheve te vet. Pra nëpërmjet vepres dhe personazheve të saj, autori meson, kupton, njeh më mirë, si mjedisin që rrethon, ashtu edhe veten e tij.
Ciklopi u vlerësua me çmimin e Panairit të 21 të librit. Një roman që mbart brenda një mesazh të fortë që ka të bëjë me përjashtimin e individit shpesh në shoqëri…Si lindi Ciklopi tek ju?
Është gjithmonë e vështirë për një autor të shprehet se nga vjen një libër. Një psikanalist shrehej se krijmataria është më së shumti një veprimtari e pavetëdijshme. Henry Milleri kur shkruante veprën e tij “Tropiku i gaforres”, shprehej se vendoste gishtat mbi celësat e makinës së shkrimit dhe  i thoshte vetes “Po të dëgjoj”. Unë mendoj që bërthama e librit “Ciklopi”, ashtu si çdo vepër tjetër buron nga nëndija, më pas vazhdoi sipas ligjësisë së shkak-pasojës. Bërthama është një grua që sjell në jetë një fëmijë ndryshe nga të tjerët. Si do të pritej kjo gjë nga shoqëria? Është një pyetje që ngrihet vetvetiu, sepse njeriu është i lidhur ngushtësisht me mjedisin që e rrethon. Është një temë e njohur më parë, por, ashtu siç thotë një autor bashkëkohor amerikan “Librat përbëhen nga libra të tjerë”.
Metafora e ndihmon letërsinë?
Metafora ndihmon që të bëjë të kapshme dhe të kuptueshme gjërat abstrakte, dhe në këtë aspekt mendoj se e ndihmon letërsinë. Dikur, kur letërsia ishte në hapat e para, dhe ishte vetëm orale, ishte ajo pamja e plakut të urtë që tregonte parabolat, pra trillime të thjeshta por që përçonin koncepte të vështira abstrakte. Parabolat, që kryesisht kishin përmbajtje metaforike, kishin funksionin tjetër që ishin për të gjitha shtresat e njerëzve, dhe secili nxirrte përfundime në varësi të kapacitetit dhe prirjeve. Me kalimin e letërsisë nga ajo e folur, në ate të shkruar, që është edhe hapi më i madh që është bërë në këtë fushë, parabolat kanë zënë gjithmonë të njëjtin rol, vetëm se janë sofistikuar.
“Viti i elefantit”, është një tjetër roman me të cilin keni kaluar në shortlistën e çmimit Kadare. Mund të na tregoni më tepër për këtë roman?
Është një vepër që ka në thelbin e saj marrëdhenien babë-bir. Zhvillohet në Arabinë para-islamike. Një Arabi shumë ndryshe nga ajo pas-islame. Një Arabi pa shtet, e ndodhur në hapat e para të evoluimit shoqëror, pra në rendin e bashkësisë fisnore, një vend i rrezikshëm për të jetuar ku sundonte principi i “peshku i madh ha peshkun e vogël”. Quhet ashtu sepse vepra merr shkas nga një ngjarje e ndodhur atëhere, kur një prijës etiopian vendos të sulmoje Mekën me një ushtri e cila kishte edhe elefantë. Ngjarjet historike janë përdorur si skelet për të ndërtuar një version letrar. Në vepër ngrihet teza e historisë. Ç’farë është historia? Si e njohim ne ate? A mund të ketë ndodhur ndryshe? A mund të vë letërsia në pikëpyetje historinë? A e shkruajnë fitimtarët historinë?
“Elefanti, Ciklopi…” çfarë fshihet përtej trajtimit të figurave të mëdha të kafshëve?
Plot autorë kanë përdorur figurën e kafshës në veprat e tyre. Mendoj se pas kësaj fshihet ideja e universalitetit të letërsisë dhe artit në përgjithësi, pra, që ajo nuk kufizohet vetëm tek njerëzit, por edhe tek të gjitha gjallesat e tjera.
Si është jeta e një shkrimtari të ri, cilat janë leximet që ju tërheqin, e si është koha e shkrimit?
Jeta e një shkrimtari të ri është e mbushur me sfida. Si do të pritet nga një lexues që anon gjithnjë e më shumë nga autorët e huaj. Çfarë impakti do ketë vepra e tij midis një morie librash të tjerë. A do të vazhdojë të shkruaj në të ardhmen vepra të tjera, apo do të harrohet siç janë harruar plot autorë të tjerë që e kanë nisur me vepra shumë të mira, por më pas nuk kanë shkruar më.
Leximet që më tërheqin janë më tepër romanet klasikë, por lexoj edhe nga proza bashkëkohore. Shkruaj çdo ditë nga një faqe dhe e lë shkrimin aty ku e di se si do të vazhdojë më tej, në mënyrë që të shmang ate që quhet bllokimi i shkrimtarit.
Çfarë po shkruani tani?
Po shkruaj një roman që ka në qendër të tij dy personazhe, dy shokë. Janë figura komplementare, si dy anët e të njejtës monedhë. Por jam vetëm në fillimet e veprës dhe duhet kohë që ajo të maturojë./Mapo
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook