Gjuetia e paligjshme vijon të jetë prezente në Lagunën e Nartës. Raportohet se një pelikan kaçurrel është vrarë me armë gjahu. Ai është gjetur mëngjesin e sotëm nga peshkatarët në Nartë.
Pelikani kaçurrel rritet në Laguna e Karavastasë dhe është një nga speciet e mbrojtura në Shqipëri si një atraksion turistik i veçantë i rajonit të Myzeqesë. Ky zog i madh, është më i madhi në llojet e pelikanëve si edhe një nga speciet e shpendëve më të mëdha që ekzistojnë sot.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu