Lidhu me ne

Aktualitet

Shtetet me më shumë festa zyrtare, ku renditet Shqipëria

Shtetet me më shumë festa zyrtare, ku renditet Shqipëria
Mendoni se administrata publike në Shqipëri ka shumë ditë pushimi?! Epo, keni të drejtë nëse e krahasoni me vendet e botës si Sri Lanka, Kolumbia e Filipinet, por nëse bëhet fjalë për Europën, administrata dhe sektori privat në rastet kur e zbaton ligjin, i gëzohen më shumë ditëve pushimi në vit, si rrjedhojë e festave zyrtare.
Në një hartë të re të përpiluar nga WorldAtlas, rezulton se nga të gjitha vendet në botë, Kamboxhia kryeson listën e festave më të zakonshme me 28 festat publike të vërejtura çdo vit. Sri Lanka ndjek me 25, India dhe Kazakistani me 21, Kolumbi, Filipine dhe Trinidad dhe Tobago me 18, Kinë dhe Hong Kong me 17, dhe Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16.
Shqipëria, sipas të dhënave të vitit 2018, ka në total 13 ditë pushimi zyrtare për shkak të një feste dhe bën pjesë në grupin më të zakonshëm në botë sa i përket ditëve pushim. (pra më me pak të tilla).
Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë zyrtare pushimi. Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogarit 12.
Një festë publike, një festë kombëtare ose një pushim ligjor janë terma që nënkuptojnë asgjë më shumë se një ditë në një vit që është lënë mënjanë të jetë një ditë joproduktive dhe që është vendosur nga sundimi i ligjit. Ka shumë vende anembanë globit që gëzojnë privilegjin për të patur një numër të madh pushimesh. Këto festa në përgjithësi përbëjnë përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme historike, ose feste fetare, ose një festë që bie në një ditë të caktuar të javës ose pas një sistemi kalendarik, si Kalendari kinez ose Lunar. Festimi i një dite të veçantë në një vend, si Dita e Fëmijëve në Turqi, gjithashtu mund të shënohet si një festë publike në një kohë tjetër se e njëjta ditë festohet diku tjetër.
Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit. Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të çlodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë.
Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje, megjithatë qeveritë gjejnë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.
Administrata shqiptare, nga ana tjetër, që të premten e mbyll që në orën 2 punën dhe të shtunë e të diel është pushim ka një efektivitet shumë më të ulët përballë një biznesi që shpesh punon pa pushim (e shtuna për pjesën më të madhe të sipërmarrjeve private është punë) për të arritur objektivat dhe madje për të siguruar mbijetesën.
Kjo javë, që duke filluar nga e mërkuara është pushim për administratën deri në fund të javës (pasi data 30 është caktuar pushim) është një dëshmi e dy “botëve” të ndryshme ku jeton shteti dhe biznesi.
Ky është kalendari i festave zyrtare të 2018-ës në Shqipëri (i publikuar nga Banka e Shqipërisë):
1 dhe 2 Janar Festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
01 Prill* E diela e Pashkëve Katolike
08 Prill* E diela e Pashkëve Ortodokse
01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
15 Qershor** Dita e Bajramit të Madh ¹
21 Gusht** Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 Nëntor Dita e Çlirimit
08 Dhjetor * Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor Krishtlindjet
Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.
Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor./ monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook