Lidhu me ne

Kryesore

Arsimi i lartë përmes fjalëve të studentëve

Arsimi i lartë përmes fjalëve të studentëve

Kryeministri Rama ka zhvilluar javët e fundit disa takime, të organizuara në mënyrë të debatueshme, me studentët në universitete të vendit. Më poshtë ne po sjellim disa nga pohimet që studentët kanë bërë në këto takime, të cilët hedhin dritë mbi nevojat dhe kërkesat e tyre dhe qëndrimet që ata kanë karshi qeverisë.

Universiteti i Vlorës

Student 1: Ne jemi sot në këtë sallë kaq të ngrohtë kaq të mirë… sikur t’i bënim edhe në mësimet në këto salla. E kuptoni ju që ne mungojmë në seminare, në praktika, sepse shumicën e kohës jemi të sëmurë, as ngrohje s’ka, asgjë nuk ka. E nëse shkojmë në këto leksione për çfarë do të na vlejnë? Pedagogët që na mësojnë nuk dinë gjysmën e gjërave për vete, pa përgjithësuar.

Student 2: Ju vini këtu dhe të gjitha pyetjeve që ne ju adresojmë, ju i përgjigjeni politikisht. Ne kërkojmë përgjigje konkrete, nuk po marrim përgjigje konkrete. E para gjë do të bëja unë do të ishte shfuqizimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Pse? Sepse unë kam ardhur në Drejtësi, por nuk e doja si degë, doja Sociologjinë. Edhe nuk është faji im për këtë. Unë e kam mesataren 9,1, ndërkohë motra ime 9,7. Prindërit i kemi pa punë. Ndërkohë paguajmë 200 mijë lekë unë dhe 200 mijë lek motra, plus edhe 200 mijë lekë libra. Nuk marrim asnjë subvencion, asnjë gjë. Ju vini këtu dhe vetëm thoni ‘do bëj këtë’, ‘do bëj atë’, por asgjë nuk po bëni. Do doja të dilja [nga salla] edhe unë me studentët e tjerë, por nuk mund ta lija pa ju thënë këtë, si shpresë të fundit. Se vërtët ai të vriste në bulevard, të vriste, ama ju po na vrisni shpresën… Më vjen shumë rëndë nga vetja që jam në Shqipëri. Ju na dëgjoni, po nuk na e vini veshin.

Student 3: [Së pari], shoh shumë infermierë që të ardhmen e tyre nuk e shohin në Shqipëri, por jashtë vendit. Së dyti, në Shqipëri ka familje që vuajnë për bukën e gojës ndërkohë ju bëni jetë luksoze, udhëtime turistike. Pse nuk e ndani një fundjavë me ta?

Student 4: Përshëndetje, pedagogët e kanë shkelur me këmbë dinjitetin e studentit. Këtu ka korrupsion në kulm. Kur mund të iki ky?

Student 5: Përshëndetje, unë dua të shtroj çështjen e konvikteve, ku jemi pa shtretër, pa ngrohje dhe do donim nga ju që të përmirsonit këto kushte.

Student 6: Unë jam caktuar që ta bëj praktikën në spitalin e Fierit, ndërkohë që Spitalin e Vlorës e kam 15 minuta larg. Për mua është kosto e madhe, sepse i kam prindërit pensionistë dhe mamanë të paralizuar e patrajtuar me CAMP.

Fakulteti i Gjeologjisë, Universiteti Politeknik i Tiranës

Student 1: “Ju patët fatin e mirë që t’ju prisnin në një nga sallat më luksoze që ne kemi në fakultetin tonë, sepse ne duhet t’ju prisnim te sallat e tjera ku ne bëjmë mësim realisht çdo ditë. [Studentët e nivelit] Masteri bëjnë mësim në klasa që mund t’i quajmë bodrume, sepse vetëm klasa nuk mund t’i quajmë ato.

Nuk kemi biblotekë, unë personalisht shkoj dhe studioj te bibloteka e ekonomikut deri sa të më nxjerrin jashtë ata.”

Universiteti Bujqësor

Student 1: Rektori na lajmëroi që do të kishte mbledhje me studentët dhe rektorin e pedagogët dhe nuk na ishte njoftuar fakti që do vinit ju Zoti Kryeministër dhe nuk më pëlqeu fare një mënyrë e tillë përcarjeje që ju po bëni, ndaj po ju them që jam e para që po braktis këtë mbledhje. Faleminderit dhe kalofshi mirë.

Student 2: Thoni që i dini problemet, por nuk po shohim të adresohet diçka. Thoni që tarifat duhet të jenë të ulura vetëm për nxënësit ekselentë, jam shumë dakort, unë nuk jam nxënës ekselent madje kam edhe provime të mbartura. Çfarë po kërkoni prej nesh kur ju i keni këto zgjidhjet? Edhe këto që thoni do realizohen si karta e studentit që në fund na kërkuat falje që nuk e kishit realizuar.

Student 3: Jam nga ai brez që pati problemet më të mëdhaja me ndryshimet që u bënë me Reformën e Arsimit. Buxheti nuk është i mjaftueshëm. Praktikat mungojnë. Ky është një problem i vënë re nga të gjithë studentët. Duke qenë se nuk është një çështje që varet nga ata [dekani dhe rektori] po e ngremë këtu përpara jush këtë çështje. Kemi problem për laboratorët, duam të jenë më funksional, të kenë pajisjet që do na duhen për të kryer analizat e nevojshme, elementët dhe reaktorët e ndryshëm.

Student 4: Nga këto pesë minuta pyetje që ne bëmë dhe afro 1 orë e 15 minuta përgjigje, ju shkarkuat të gjithë përgjegjësitë nga institucioni që ju përfaqësoni drejt universitetit, duke sjell këtu edhe fondin për doktoraturat. Ju thatë se është faji i [mungesës së] lobimit të universitetit kundrejt BE-së për të marrë fondet që duhen. Kjo sjell si pasojë një staf universitar të papërgatitur, jo shumë të përgjegjshëm kundrejt nevojave që studentët kanë.

Arsyeja pse ne jemi këtu është sepse dikush me 4-tra arrin të futet në universitet, dikush me 4-tra fut mikun ose lekun në universitet dhe arrin deri në pikën që nuk pi më ujë dhe del atje proteston si ne dhe kërkon të gjitha të drejtat si ne. Mos na fusni të gjithëve në një thes.

Këto janë dy pikat që kisha, se shumica kanë frikë të flasin sepse mund të kenë sulme personale më pas.

Student 5: Shqetësimi im qëndron tek praktika. Ne duam më shumë praktika. Paraardhësit tanë kanë bërë vetëm një akt praktikë, besoj edhe ne vetëm një akt praktikë do bëjmë, siç ka bërë çdo grup i çdo viti. Ne kërkojmë më shumë praktika që të përvetësojmë zanatin tonë, dhe pjesën e godinës që është absolutisht shqetësuese për ne.

Student 6: Një nga gjërat më shqetësuese janë konviktet. Nëse ju do shkoni dhe do shihni konviktet nuk do ta besoni që janë në Shqipëri në këtë shekull. Ato janë në kushte të mjerueshme. Ato janë kushte ku edhe kafshët nuk mund të jetojnë. Ju mund të lini edhe një rrugë pa bërë edhe të merreni me to. Nuk po them ta bëni hotel me 5 yje, por ama të kenë kushtet minimale të jetesës.

Student 7: Cila është vlera e diplomës sonë? Të gjithëve ju është thënë që vetëm me shkollë të lartë mund të ushqehesh, në të kundërt bëj ç‘të duash. Kjo ka bërë që edhe ai që nuk ka e kapacitetin për të bërë shkollë të lartë është i detyruar të vijë në fakultet dhe ndërkohë zhvlerësohen njerëzit e aftë, studentët që studiojnë fortë dhe diploma e tyre duhet të ishin të vlefshme.

Më thoni ju pse në një vend si Shqipëria që ka kushte mjaft të favorshme dhe pozicion gjeografik mjaft të mirë, emigrojnë pa fund njerëz? Edhe e fundit ju thatë që ka rënë besimi, pse nuk bëni ju përpjekje për ta fituar atë duke plotësuar disa nga kushtet.  Edhe nuk më duket e drejtë monopolizimi i transmetimit, mund të kishin qenë edhe media të tjera.

Student 8: Përshëndetje, kisha një propozim në lidhje me universitetin. Nëse universiteti do të fillonte në 1 shtator dhe përfundonte me 1 maj e të lidheshin kontrata me BE që studentët të punonin gjatë verës, sepse kjo do të rriste mirëqënien e tyre dhe shumë probleme do shmangeshin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook