Lidhu me ne

Kryesore

Kush është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo Baton Haxhiu?

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar edhe Baton Haxhiu. Nisur nga mënyra sesi zoti Haxhiu është sjellë në studio, toni i përdorur, por edhe kredencialet që mori për të treguar kufij dhe harta, mënyrë ndarjeje të tyre, është e vështirë, në mos e pamundur ta cilësosh zotin Hashiu vetëm si gazetar.

Mitrovica i mbetet Kosovës?

Po po, Mitrovica mbetet në Kosovë.

Ky ka qenë vetëm një fragment nga diskutimi në studio, në të cilin zoti Haxhiu ka marrë rolin e një delegati dhe përmbaruesi absolut që di gjithçka e ndikon për çdo vendim.

Më shumë akoma, zoti Haxhiu ka përcaktuar edhe humbjet e territorit në përqindje, 2.2% minimalisht, 4.5% maksimalisht.

I goditur së fundmi ashpër në media, ai ka ardhur në Tiranë edhe për të lëshuar një akuzë publike që synon të defaktorizojë lojën politike të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit aktual Ilir Meta.

Sipas tij, në vitin 2002 Meta dhe Gjingjiç kanë rënë dakord që korrigjimi që kërkohet sot është zgjidhje, ndërkohë që për Berishën, Haxhiu ka thënë se ai e ka deklaruar këtë në një samit në Stamboll.

I dyti ka reaguar menjëherë duke e hedhur poshtë akuzën, çka pritet të hapë një debat të madh në të dy anët e kufirit. Ajo që nuk kuptohet këtu është se për cilën arsye, Baton Haxhiu kërkon me çdo kusht të zhvlerësojë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili një javë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit” nuk pranoi në asnjë çast të fliste për kufij konkretë, për shifra dhe fshatra, por u mjaftua që të deklarojë se Mitrovica dhe Trepça do mbeten në Kosovë.

Mbi cilën kredencial zoti Haxhiu ndan kufijtë në debate televizive duke i paraprirë një procesi që supozohet se është negociatë? Zoti Thaçi u pyet madje posaçërisht për këtë çështje, pra nëse ka një marrëveshje në parim të dakordësuar dhe negociata është formalitet, apo e kundërta? Zoti Thaçi deklaroi i prerë se do të ketë negociatë reale mbi terma konkretë, por sot, njeriu i tij kryesor në media, e ka parakaluar, duke e përgënjeshtruar dhe duke ja shuar kuriozitetin mbarë Ballkanit për atë se çfarë do lëshojtë eventualisht Kosova. Ky është një paradoks dhe absurd që vetëm mes shqiptarëve mund të ndodhë, kur një gazetar paracakton kufijtë në studio televizve dhe kur një president rri e shikon e ndoshta nesër do përpiqet të bëjë sikur nuk e ka ndjekur debatin.

Më poshtë videot e diskutimit: 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook