Lidhu me ne

Kryesore

Kriza politike, 5 skenarët e mundshëm


Ndërsa vendi është në krizë politike dhe askush nga liderët politikë nuk po lëviz nga pozicioni i tij, këtë të enjte në Opinion janë diskutuar 5 skenarët që mund të ndodhin.

1. Rama dorëhiqet , krijohet qeveri kujdestare dhe zgjedhjet e parakohshme.

2. Rama shkon ne zgjedhje, PD dhe LSI jo. Zgjedhjet mbahen

3. Rama shkon ne zgjedhje, vendi shkon ne konflikt, zgjedhjet bllokohen

4. Presidenti shtyn datën e zgjedhjeve për në vjeshte për të mbrojtur pluralizmin dhe për të shmangur konfliktin

5. Opozita dhe mazhoranca dakordesohen për qeveri me baze te gjere. Basha ne qeveri me Ramën

skenari 1skenari 2skenari 3skenari 4skenari 5

Taulant Balla, numri 2 i PS: Ne me numrin dy fituam në 25 qershorin mandatin për të qeverisur. Shqipëria shkon në zgjedhje në 30 qershor, nëse PD dhe LSI mund të ndajnë mendjnë sa pa u printuar fleta e votimit. Ndoshta është rastësi, PS e ka numrin 30. Fhsiji këto hipotezat e tjera. Shqipëria shkon në zgjedhje. Kësaj radhe nuk lëviz data e zgjedhjeve me një orë, ia u them qytetarëve. Në orën 7 të mëngjesit në datën 30 qershor shqiptarët janë të lutur të votojnë.

Berat Buzhala: Nuk mendojë një situatë ky dy partitë kryesore opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje. Jam tek Skenari i parë. Fillimisht kështu duket se nuk e kanë ndërmed të ikin, në vitin 2019 për një vend që do të futet në BE të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Skenari i parë ëhstë i vetmi.

Mustafa Nano: Unë përjashton 1 dhe 5. Përjashtoj situatën që zgjidhja bëhet 100 përdinq sipas opozitës. Mund të ndodhi dhe 2, ose 3. Zgjedhjet do mbahen dhe mund të ketë tentativa për t’i prishur. Nëse opozita merr vendimin e madh për të prishur zgjedhjet, opozita e ka fuqinë.

Armand Shkullaku: Në datën 30 nuk ka zgjedhje pa opozitën, nuk do bëhen zgjedhjet. Zgjehdje në 2019 me një parti politike në garë është absurde, po të ishin kaq të qetë Rama nuk i bënte letra opozitës. PS po futet në fushatë, por s’ka asnjë kuptim. Me kë do garosh, me veten? Nxjerrja e bluzës e këto të tjera, për mua janë detaje që tregojnë se kryeministri do ndryshojë.

Fitim Zekthi: Mendoj se Rama do t’i shtyjë zgjedhjet. Do ketë një marrëveshje, nuk e di për një nga këta skenarë.

Iris Luarasi: Përjashtoj variantin e parë, përjashtoj sigurisht dhe variantin e tretë. Variantin e katërt dhe më thonë që është i mundur nëse ka iniciativë politike. Unë mendoj që opozita do ketë një marrëveshje, por jo qeveri të përbashkët. Do ketë dialog, qeveria e përbashkët ishte një eksperiment i bërë dhe nuk pati ndonjë rezultat. / Opinion.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook