Lidhu me ne

Kryesore

Teatri në kafe i socialistëve – Manja i tregon shefit lajmin për Bashën, Rama bën sikur habitet

Në kafen me socialistët  në njësinë nr.11 në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte në dijeni se kreu i PD-së Lulzim Basha është marrë si i pandehur për çështjen e lobimit në SHBA.

Lajmin Rama e mori vesh nga Ulsi Manja, ose më saktë u orkestrua sikur e mori vesh aty. Sepse i pari që e hapi muhabetin ishte vetë Rama duke komentuar deklaratat e Bashës pas thirrjes së Prokurorisë ku e krahasonte me Putinin. Përsa kohë ka lexuar reagimin e Bashës, atëhere e di edhe se është marrë si i pandehur. Po edhe fjalën “i pandehur” e përmendi vetë Rama i pari.

Pas këtij inskenimi të qartë mes Manjës dhe Ramës, socialistët qanë hall me njëri-tjetrin se nëse do e kishin bërë ata një veprim të tillë, do ishin “ekzekutuar” fare.

Kryeministri e akuzoi Bashën për pastrim parash.

BISEDA:

Rama: Ishte ngrit e tha “Putini, më mori Putini të pandehur”.

Manja: Më e bukura ishte se më përmendi dhe mua e unë thashë, si mund t’i besoni atij, ai =shtë marrë i pandehur, unë jam dëshmitar. Ai është marrë i pandehur edhe fflet për ne.

Rama: Është marrë i pandehur tani?

Manja: Për këtë financimin e fushatës

Rama: Për ça është akuza, se kam parë se isha…

Manja: Ishte nis për falsifikim formulari, por mesa duket në njoftim e pashë se ishte për pastrim parash.

Rama: Ai është pastrim i pastër parash, minimumi. Imagjino ta kishim ne, se çfarë kush e di se ku do ishim.

Veliaj: Do ishim ekzekutuar…

Rama: Më kishte shkruar njëri në Facebook “Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund të duroj mileti pa u çmend”.

Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar

Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë.

Manja: S’ka burimin e parave

Rama: Gaboi keq shumë, që pas marrëveshjes se e komleksuan ata. E vetmja që prej lideri që ka bërë, ka qenë marrëveshja.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook