Lidhu me ne

Kryesore

Lubonja thirrje Metës: “Braktis presidencën, organizo LSI-në”

Fatos Lubonja është i mendimit se se Ilir Meta nuk duhet të bëjë më ekuilibruesin, por të dorëhiqet nga posti i presidentit. Duke komentuar në “Neës 24”, vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor që e hodhi poshtë dekretin presidencial për anullimit e 30 qershorit, Lubonja theksoi se nuk ka mjet tjetër përpos forcës fizike për të kundërshtuar logjikën e shtetit të forcës që nuk pranon arsye.

“Presidentin është “duke e ngrënë ujku”, si të gjithë neve dhe është mirë që ai të mos bëjë sikur nuk e kupton këtë.  Më mirë Meta ta lërë Presidencën dhe të dalë në krye të LSI-së dhe të organizojë njerëzit. Për mua nuk ka rrugë tjetër, me këtë qëndrim që po mban Edi Rama. Duhet ballafaqim për t’u treguar këtyre që mendojnë se kanë forcë për t’u thënë prit një herë se edhe këtej ka forcë, pasi rastet e fundit tregojnë se në këtë vend nuk ka forcë ligji. Ku ka forcë ligji dhe të gjithë janë nën ligjin që e siguron drejtësia, Gjykata Kushtetuese. Kur s’ka forcë ligji, është forca fizike, ose forca e popullit që reagon” argumentoi ai.

Sipas analistit “Dibra ishte shumë e qartë si provë e pa ekuivok se këtu kemi gjithë aktorët kryesor të përfshirë në një grabitje të votës së qytetarëve” prandaj ky regjim që po instalohet duhet përballuar vetëm me rrugën e forcës. Përdorimi i kësaj force justifikon çdo kënd që nuk i ka mbetur më asnjë shpresë: “Kur ti ke kapur policinë, ku shefat e tu të policisë, siç ishte ai i Dibrës, janë njëkohësisht edhe trafikantë droge që mbjellin hashash dhe shpërndajnë, kur ti ke kapur drejtësinë që mbyll sytë përpara këtyre gjërave, kur ke minister rendi Sandër Lleshin, një njeri që nuk ka pikën e koshiencës intelektuale” njeriu nuk ka rrugë tjetër tha ai.

Në emër të kësaj logjike sipas Lubonjës edhe presidenti Meta duhet të heqë dorë nga rroli i arbitrit instucional, për rrëzimin e Ramës, që duhet të ketë “fundin e sigurt të një diktatori të neveritshëm”.

 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook