Lidhu me ne

Kryesore

Pasoja e normalizimit të së keqes

Agim Baçi

Normalizimi i së keqes ka qenë gjithnjë një përpjekje djallëzore në çdo shoqëri. Raskolnikovi personazh i romanit “Krim e ndëshkim” i Dostojevskit, rrëfen fillimisht se e ka kryer krimin e vrasjes, duke besuar se ashtu do ndihmonte nënën e tij që të mos i mbetej borxh fajdexhesës për pagesën e studimeve, ndërkohë që në vetvete e di mirë se këtë hap e kishte hedhur për të treguar se ai nuk i përkiste turmës, se nuk mund të mbetej anonim. Ky racionalizim i së keqes, i kthyer në shprehje të fuqisë dhe zotësisë, është sot ndoshta shtegu më i kapërcyeshëm i njeriut modern në përditshmërinë e tij. Filozofi amerikan, Ulliam Barret, në librin e tij “Njeriu irracional”, shprehet se kalimi nga mospranimi i të identifikuarit të njeriut me të keqen, në krenimin me fuqinë për t’u bërë i keq, ka vetëm një urë të sigurt- të lërë sa më larg vetes gjykimin moral, sidomos atë që buron dhe mbështetet në besimin fetar.

Shoqëria sot është e rrethuar nga ura të tilla, trarët e të cilave janë vetëm klishetë që sugjerohen kudo dhe që synojnë të garantojnë njeriun se makthi, pasiguria apo trullosja vijnë nga mungesa e guximit për të marrë në dorë fatin e për të treguar se je i fuqishëm. Në një shoqëri si e jona, që ndaloi ligjërisht për shumë vite besimin fetar e që ka trashëgimi dhënien e fuqisë “nga partia”, që ka trashëgimi nga ideologjia komuniste artin e justifikimit të krimit dhe normalizimin e së keqes, rreziku i normalizimit të të fortit ka qenë një rrezik i përhershëm. Mjafton të shohim praninë e tyre fare hapur në politikë, për të kuptuar se trashëgimia e së keqes ka arritur të ngrejë krye e të normalizojë botën e vet, duke e kthyer dijen dhe dashurinë për dijen në një luks të panevojshëm.

Raskolnikovi i shoqërisë së sotme nuk ka nevojë të vrasë fajdexheshën. Mjafton të ketë në mendje justifikimin se, veprimet e tij janë të domosdoshme për të dalë nga kotësia, nga anonimati e më pas është i gatshëm t’i bashkëngjitet kujtdo që do e ftonte të tregonte fuqinë e tij dhe aftësinë e tij për të kryer një veprim që do ta bëjnë fitues. Në këtë rrugëtim e ndihmon bota e pafundme e spektaklit që e provokon dhe josh, që e nxjerr nga kufijtë e normalitetit dhe e fton në fuqinë e duartrokitjeve të masës. Pasiguria dhe frika rrezikojnë të kthehen kështu në mjetet për forcë dhe pushtet, pasi cilësia dhe të menduarit nuk janë më rrugë që kanë nevojë të shkelen.

Një njeri të tillë, të braktisur nga besimi, e presin më pas dy rrugë- të fitojë me çdo kusht ose të dëshpërohet. Si i tillë, ai është i tëri i veshur vetëm me justifikim dhe neveri për të pafuqishmit dhe çdo kostum tjetër i rri ngushtë, e nxjerr keq, e nxjerr jashtë lojës, së cilës i është futur. Është pikërisht ky, njeriu që i nevojitet më shumë sot politikës, pasi ai është gati të hipë në trenin e rezultateve dhe jo ideve, që të besojë se veprimet e tij janë të tilla se ashtu i kërkohet dhe jo se ka të drejtë të mendojë apo të vendosë vetë. Ai është njeriu që njeh për të keqe, dhe për jo morale, veç dështimin, ndaj për të shmangur dështimin, ai është gati të bëjë “raskolnikovin e kohës”, duke vënë në plan të parë mosmirënjohjen ndaj gjithçkaje.

Diktaturat kanë qenë shfrytëzuesit më të mëdhenj të këtij njeriu, që justifikon gjithçka me klishetë “kjo m’u kërkua”, apo “kaq mund të bëja”, gjë që e kanë përçuar edhe shoqëritë postkomuniste në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore. Trashëgimia kulturore e këtij njeriu pa të shkuar dhe pa besim, e bën një person të tillë një aset të kujtdo që ka nevojë të ndërtojë një shoqëri rezultatesh dhe që për gjithçka të gjejë justifikimin e duhur.

Njeriu mund të nisë të jetë serioz për veten dhe të tjerët vetëm kur vlerëson besimin, pasi kështu lidhet me të shkuarën dhe të ardhmen”, shkruan Barret, duke iu kundërvënë filozofisë që mbështet dhe inkurajon njeriun e rezultateve. Për t’u vënë përballë këtij njeriu që shfaqet pa fytyrë dhe pa destinacion, ka vetëm një rrugë: të bëjmë sa më parë pyetjet e duhura sesi mund të largohemi nga shtrati i dëshpërimit dhe trullosjes.

Burimi: Panorama

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook