Lidhu me ne

Temporal

I buzëqeshim (vetëm) celularit

Nga Masimo Amaniti

Psikanalist dhe Profesor në Universitetin “La Sapienza”

Kur në të kaluarën hipnim në autobus ose në metro, ishte e zakonshme të shihnim pasagjerë të zhytur në leximin e një gazete, pa i kushtuar aspak vëmendje kujt po udhëtonte krah tyre. Ishte megjithatë një imazh sigurues, pasi të krijonte përshtypjen e shkëputjes nga të gjithë, por në të njëjtën kohë interesimi i tyre për faktet e ditës i afronte me ty. Ishin pjesë e botës sonë, nga e cila nuk donin të hiqnin dorë në asnjë mënyrë. Ata sinjalizonin praninë e tyre, ndonëse pa komentuar ose pa u përpjekur të nisnin një bisedë me personin në sediljen ngjitur.

Po sot? Peizazhi është i ndryshëm, ndërsa je ulur në autobus, apo i mbështetur pas një parmaku, ti je vazhdimisht duke “luftuar” me celularin, duke kërkuar kuturu, dërguar dhe lexuar mesazhe që vijnë papushim. E gjithë kjo ndodh ndërsa autobusi frenon, rrit shpejtësinë ose futet në një kthesë, duke vënë kështu në provë të fortë ekuilibrin e atyre që merren me celularin. Imazhi i një djali që sfidon vazhdimisht ekuilibrin e vet, në mënyrë që të komunikojë me vajzën ose miqtë do ta kishte bërë të lumtur sociologun kanadez Marshall McLuhan, teoricienin e fshatit global, në të cilin të gjithë janë zhytur në një rrjet komunikimi, një rrjetë e përsosur merimange, që na mbështjell të tërëve.

Dhe vajza ose djali, të zhytur plotësisht në celularin e tyre, injorojnë atë që po ndodh përreth, mezi ngrejnë kokën për të parë stacionet e autobusëve, pikërisht sepse ata jetojnë në një botë tjetër, e cila madje sfidon ligjet e gravitetit që do t’i rikthenin në tokë. Duke parë fytyrat e tyre, kupton se janë shumë të kënaqur, ata buzëqeshin me mesazhet, apo edhe qeshin zhurmshëm, duke mos e vrarë mendjen për praninë e pasagjerëve të tjerë. Eshtë e vërtetë që jetojmë në shoqërinë e emocioneve, emocionet ua komunikojmë të tjerëve, para se t’ua kuptojmë edhe personalisht domethënien.

Duke ndenjur afër një vajze që buzëqesh në autobus, apo një djali që qesh në përgjigje të një mesazhi, përjetojmë ndjenja të përziera, ndjehemi si udhëtarë të detyruar të dëshmojmë shkëmbime intime, kuptimin e të cilave nuk e rrokim, por në të njëjtën kohë pyesim veten se çfarë i bën ata të buzëqeshin dhe kush është në anën tjetër.

Ndonjëherë, një pyetje absurde na lind: mbase nuk ka njeri me të cilin po komunikojnë, a mos është thjesht një trillim për të mos u ndjerë vetëm? Ndoshta për këtë jemi të ndikuar nga filmi amerikan “Ajo”, i disa viteve më parë, fitues i çmimit të çmimit Oscar me regjisor Spike Jonze, në të cilin një shkrues letrash dashurie, Theodore, njeri i ndjeshëm dhe i vetmuar, vendos të ketë një marrëdhënie romantike me Samantën, sistemin operativ të kompjuterit të tij, që i përgjigjet me një zë femre, tejet magjepsës.

Për fat të mirë, zilja e celularit na bën të kuptojmë se ekziston një bashkëbiseduese reale në anën tjetër, djali nuk jeton në një botë që reflektohet vetëm në veten e tij. Por edhe pse nuk jeton në një botë të tillë, ekziston rreziku i shmangies së shkëmbimeve me të tjerët, sepse këto shkëmbime të vendosin në situata të papritura, ndonjëherë të vështira dhe konfliktuale që mund të krijojnë ankth dhe të vënë në provë identitetin personal dhe sigurinë. Përballë këtyre rreziqeve, smartphone bëhet një mik më i sigurt, pothuajse një zgjatim i vetvetes, vazhdimisht i pranishëm, gjë që na bën të kapërcejmë kufijtë e hapësirës dhe kohës. Edhe në momentet e zbrazëtisë ose mërzitjes ai mbush jetën tonë, përmes ekranit të tij lidhemi me të tjerët, futemi në faqet pas të cilave jemi shumë të apasionuar, luajmë.

Në këtë mënyrë ndërtohet një univers narcisist, i shkëputur nga ligjet e shkëmbimeve me të tjerët në të cilin njeriu mund të jetojë kollaj pa bërë sakrifica, pa patur nevojë të presë për kohën e përditshmërisë. Të mos harrojmë se ndërsa biseda ka kohërat dhe rregullat e saj, si dhe vështirësitë për të kuptuar dhe për t’u kuptuar, këtu gjithçka është nën flamurin e menjëhershmërisë dhe shpejtësisë, në të cilën mesazhet thjeshtësohen në mënyrë të pashmangshme. Dhe konteksti i shkëmbimeve zvogëlohet pasi mesazhet që nuk përfshijnë pauza dhe reflektime shumohen, gjithçka reduktohet në një gjuhë që është e gjymtuar dhe e deformuar. Kjo është arsyeja pse 35% e të rinjve që janë përballur me pjekurinë, nuk janë në gjendje të kuptojnë një tekst me kompleksitet mesatar.

Psikologia amerikane Sherry Turkle e cila jep mësim në MIT të Bostonit, është përpjekur vitet e fundit të studiojë evolucionin e strategjive mendore. Në librin e sa “Së bashku, por vetëm” tregon se si jetohet në botën e sotme teknologjike, kur jemi në shtëpi vazhdojmë të dërgojmë mesazhe dhe emaile, edhe kur jemi ulur në tryezë me familjen, por ndodh edhe gjatë takimeve të punës dhe në klasë. Ne futemi në Facebook ose blejmë produktin më të fundit në internet. Siç shkruan Sherry Turkle, ne vazhdimisht jetojmë në një regjim të dyfishtë: flasim, përqafohemi, puthemi me një person tjetër, por truri ynë është sintonizuar diku tjetër, me zilen e telefonit kur vjen një mesazh. Ndërsa e dimë se sa kjo pengon jetën tonë mendore, por vazhdojmë ta bëjmë sepse ndiejmë një vetëkënaqësi të caktuar, e ila madje fillon që në muajt e parë të jetës. Në fakt, nëse i tregoni një fëmije 10 muajsh një lodër apo një ekran smartphone, ai preferon këtë të fundit!

“Sette” – Bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook