Lidhu me ne

Kryesore

Pse TEG është qendra më e preferuar dhe më e vizituar në vend

Në një prej zonave më më të qeta të Tiranës, mes gjelbërimit dhe kodrave të Farkës e Saukut, gjendet qendra tregtare më e madhe në vend. Tirana East Gate, ose TEG sikurse njihet me akronimin e famshëm, është prej kohësh lideri dhe përçuesi i parë i qasjeve të fundit të modës. Qendra shërben jo vetëm si destinacioni i preferuar i blerjeve, por edhe si një vendndodhje elitare që ofron argëtim; pikëtakim për të kaluar kohën e lirë dhe eksperiencash për tu mbajtur mend. Me një sipërfaqe totale prej 95.700 metrash katrorë, me 150 dyqane që ofrojnë shumëllojshmëri produktesh; me një organizim perfekt të hapësirave të shërbimit, TEG ofron çdo ditë përjetimin e risive të modës në veshje, arredim, elektronikë, produkte për mirëqenie dhe bukuri, argëtimi me lojërat më bashkëkohore, organizim të eventeve dhe kinematografia ndërkombëtare më e fundit që vjen në TEG nëpërmjet rrjetit më të madh të Kinemasë Cineplexx.

Të gjitha këto avantazhe e rendisin TEG si qendrën më të vizituar ne vend, me 9.6 milion vizitorë në vit.

Duke qenë se TEG është destinacioni i modës, vendi nga ku burojnë të gjitha trendet, qendra jo vetëm që ka portofolin më të gjerë të brandeve ndërkombëtare në veshje, por ka edhe kombinimin më të mirë të këtyre të fundit për të patur në qendër të vëmendjes çdo moshë, shije, kërkesë që klientët mund të kenë në dispozicion.

Marka botërore ekskluzivisht në Shqipëri

Kjo është bërë padyshim e mundur falë bashkëpunimit të suksesshëm, mes TEG dhe kompanisë me famë botërore Inditex. Është pikërisht TEG, ai që ka siguruar praninë ekskluzive për Shqipërinë të brandeve të Inditex që janë ndër më të kërkuarat në botë, konkretisht: Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Zara Home dhe Pull& Bear.

Prania e brandeve ndërkombëtare në TEG njëson politikat e qendrës me ato evropiane apo botërore. Në këtë mënyrë, ofertat e qendrës ndjekin sezonalitetet që kanë veshjet edhe në vendet e tjera perëndimore: prezantimi i koleksioneve të reja, që bëhet në të njëjtën kohë si në vendet e tjera, uljet sezonale apo edhe vetë përbërja e koleksioneve, është në të njëjtën linjë si kudo tjetër. Pra mund të thuhet se vitrinat botërore ndodhen në TEG.

Nuk mund të lemë pa përmendur dhe brandet e tjera, pasqyra më e mirë e vizionit të kësaj Qendre për të qenë gjithmonë iniciatore e risive.

Neptun sjell teknologjinë më të fundit të pajisjeve elektronike; Jumbo shumëllojshmërinë e aksesorëve për çdo nevojë dhe çdo grup-moshë. Markat e tjera ekskluzive që Fashion Group Albania ka sjellë posaçërisht për Shqipërinë në Qendër plotësojnë çdo nevojë të klientëve elitarë të Teg, me brande si Carpisa; Parfois; Mango; Cortefiel; Springfield; Women’s Secret, etj, madje dhe të moshave më të vogla me Okaidi; Prenatal etj. Me pak fjalë, të gjitha nevojat për blerjet më cilësore nën një çati të vetme.

Argëtim, gastronomi dhe komoditet të cilësive të larta

Në TEG të gjitha grupmoshat mund të gjejnë ambientin perfekt të socializimit, me gamën e gjerë të mundësive të argëtimit që qendra ofron. Parku dhe Ambjentet e lojrave rekreative për femijë, Blue Park; lojërat virtuale për cdo grupmoshë; Lojrat elektronike të vendosura në një nga ambjentet e veçanta të qendrës po ashtu dhe eventet që ndërtohen çdo fundjavë në Qendër, janë disa nga mundësitë që ofrohen për të përçuar tek klientët një eksperiencë të paharrueshme.

TEG sjell evente të organizuara me një kujdes të veçantë dhe me tematika të ndryshme si: Kurorëzimet e martesave që ndodhin në një qendër tregtare; Panaire të ndryshme; Festime në ditë të veçanta, etj, të përshtatshme për çdo stinë dhe të trajtuara me profesionalizëm nga bashkëpunëtorë profesionialë për të kontribuar në përfitimin e eksperiencave të paharrueshme.

Në TEG ndodhet dhe rrjeti I kinemasë ndërkombëtare Cineplexx, që sjell premierat e kinematografisë ndërkombëtare në kohe reale, në 7 sallat të mirëorganizuara në ambientet e qendrës. Për të gjithë të apasionuarit e shpejtësisë Cineplexx prezanton aktualisht: “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaë”. Gjithashtu për nostalgjiket ofrohet “Once upon a time … In Hollywood”. Sigurisht, nuk mund të mungojnë as premierat dedikuar fëmijëve dhe adoleshentëve si “Dora dhe qyteti i humbur i arit”, të sjella cilësisht ne Cineplexx TEG.

Por jo vetëm kaq, zona e gastronomisë tejet e larmishme është një e veçantë tjetër që e diferencon qendrën tregtare TEG nga çdo qendër tjetër. Kuzhina tradicionale dhe ushqimi i shpejtë; Shijen amerikane të gatimeve në Kfc; Ushqimin aziatik tek Kung-Fu Express; Burgerat më të mirë tek Burger King; Kuzhina elegante italiane dhe ambjentet moderne në Restorant Veranda dhe nuk mbaron me kaq. Së shpejti në TEG do të shtohet dhe një risi. Në ambientet mirë të arreduara dhe ushqimin e veçantë mesdhetar, me specialitetet e veçanta të gatimit të mishit dhe produkteve të tij, çelet së shpejti dhe një restorant i ri: Ulliri.

Të gjithë kënaqësisë që gjendet brenda qendrës, i shtohet edhe komoditeti i vendeve të shumta të parkingut jashtë saj, apo në katet e nëndheshme, çka eliminon një nga streset tona më të zakonshme në kryeqytet lidhur me gjetjen e vendeve të parkimit.

TEG ka bërë një premtim, të shpërndaje grimca lumturie tek vizitorët e vet në çdo moment, nëpërmjet përjetimeve pozitive dhe eksperiencës që ata marrin nga momentet që kalojnë në qendër. Jo më kot dhe motoja e TEG është: BE HAPPY/Kënaqu!!

TEG menaxhohet nga Acrem, që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat e tjera tregtare si QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences dhe Green Coast resort, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare me Albchrome dhe Newco Ferronikeli, ne sistemin bankar me Tirana Bank dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj. (artikull promocional)

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook