Kryesore
Unaza e Madhe/ Çfarë mbeti pas aksionit të 12 nëntorit
Projekti i Unazës së Madhe, nxori në rrugë të madhe 33 familje mëngjesin e së martës. Ndërkohë ditën e djeshme u prishën edhe 2 banesa të tjera, duke e çuar në 35 numrin e shtëpive të prishura. Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), me aksionin e saj arriti të shemb 33 shtëpi, brenda 24 orëve, duke shkaktuar trauma të mëdha te banorët. Me konfrontime fizike të herë pas hershme, policia e Shtetit, Forcat “Shqiponja” dhe IKMT, nuk u kursyen as ndaj fëmijëve dhe grave shtatzëna. Por çfarë ka mbetur pesë ditë më vonë, pas shembjeve nga fadromat e 12 nëntorit? Ku kanë shkuar këto familje dhe kush është fati i tyre?

Librat iu kanë mbetur brenda gërmadhave të banesë, gjë e cila i detyruar që të braktisin përkohësisht edhe shkollën. Me pafajësinë më të madhe ata tregojnë se këto ditë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë dhe nuk mund ta harrojnë gjithçka kanë parë. “As sot nuk shkova në shkollë, nuk i kam librat, mbetën në shtëpi dhe nuk arrita t’i nxirrja nga aty”, shprehet një nga vajze e vogel






