Lidhu me ne

Kryesore

Artur Zheji: Kujdesu më shumë për veten Ramë! 

Nga Artur ZHEJI

Në daljet më të fundit të kryeministrit, është vënë re një mplakje e parakohshme e tij. Portreti, sytë e rraskapitur, goja që sikur ka filluar t’i merret nga pak (një tmerr i madh ky, apo jo?! Kujdesu më shumë për veten Ramë!) dhe me një kthjelltësi mendore të mjegullt e me shtrëngata breshëri të herëpasherëshme.
Në daljen e vet më të fundit, KM-ja, u duk edhe më rëndë, duke mos renditur logjikshëm frazat në vijën e vet logjike që i kish parapërgatitur, ndoshta jo vetë.
Por në kryebetejën e tij të ardhshme, kundër “Këçëkëizmit”, apo kundër të ashtuquajturve: “maskarenjve të partisë KÇK”, ai, në kërkim të dëshpëruar të një kauze morale, është e sigurt se do të dështojë, me ose pa dashje.
Sepse Rama, falë mëkateve të tija të njëpasnjëshme, falë antimeritokracisë në emërime dhe në caktimin e shumë idiotëve dhe maskarenjeve të njohur, ose pothuajse të tillë, në krye të punëve e posteve të rëndësishme, që duan tru dhe dashuri për shtetin e Shqipërinë, ka vendosur servilët e tij, më së shumti trutharë, zuzarë, pijanecë dhe grabitqarë me damkë.
Këçëkëizmi, është pjellë e të tjerëve, po aq sa edhe pjellë e tij e drejtëpërdrejtë, për aq kohë sa KM-ja, ka qeverisur. Drejtorat e tij të mëdhenj, që administrojnë miliona euro të shqiptarëve, janë të shquar në karierat e tyre, sëpari për llapën (gjuhën) e tyre, që lëpin sëpari e sëfundmi këpucët e tij dhe që pështyjnë helm për armikun.
Rilindja që shpalli me bujë kryeministri, e që do të rilindëte pra, vlera të reja, shkollim të ri, shtetformim e atdhedashuri të re, të paqme dhe të paparë, përfundoi në të vërtetë në batakun me erën më të keqe të kalbësirës dhe kutërbuese nga dështimet që s’kanë të sosur. Dhe të jemi të qartë, pas çdo dështimi, fshihet një apo më shumë përfitime të majme, lekësh, tokash, trojesh…
Sepse jo vetëm bythëlëpirësit u ngjitën lart e më lart, por edhe nipçet apo ushtarët e bandave të drogës dhe të trafikut, janë sot me detyra drejtuese apo konceptuese e “shtetformuese”, anembanë Shqipërisë mjerane.
Që Rama, të mbërrijë të shkulë nga rrënjët Këçëkëizmin, pra zotërinjtë me makina të shtrenjta që kapinçtëkapin në tërë Shqipërinë, ai duhet të sharrojë trungun ku ka hipur vetë. Apo të shkulë nga rrënjët, ferrat e shumta, që ka mbjellë e vaditur vetë, kompromis pas kompromisi, duke shpërblyer vjedhësit e votave fshat më fshat, katund më katund, e lagje më lagje.
Në këtë përpjekje të tijën të dëshpëruar, në kërkim të Moralit të Humbur, edhe duke e paragjykuar si të sinqertë këtë betejën e tij më të re, të shpallur me trumpeta lufte, atij do t’i duhet të prishë mijëra kontrata të heshtura me yzmeqarët e tij, shpesh të armatosur bukur mirë me pisqolla e kallashnikovë, të rrezikshëm, të papërmbajtur dhe hakmarrës primitivë.
Rreshterët e tij politikë të terrenit, do t’i ankohen shumë shpejt se kjo nisëm apo “betejë”, është një vetëvrasje dhe marrëzi, e do të kenë të drejtë për këtë!…”Se filani na ka dhënë kaq vota, se fisteku ka tradhëtuar PD apo LSI dhe na ka shërbyer këtu e atje, se ky tjetri bën be e rrufe për kokën tënde, se ky tjetri akoma, është shumë i rrezikshëm dhe e shkrep!” E blablabla, e blablabla!…
Por oligarkët, që shohin me tmerr konkurencial këçëkëistët, sepse janë zotër të territoreve, do shfrytëzojnë dhe do të duan të përfitojnë nga Ramë Ziu dhe beteja e tij e saposhpallur dhe e nxisin ditë pas dite, që të vendosë rregull, që atyre t’u lulëzojë biznesi. Sepse lluca dhe çakenjtë e xhunglës janë rritur ndjeshëm.
Por sidoqoftë Ramës së lodhur dhe të zbrazur nga idetë dhe frymëzimi, në rraskapitjen e tij të dukshme, i duhet një flamur, qoftë ky edhe i rreckosur e që ka si stema ca zhaba apo ca hardhuca të stisura, e që shoqërohen me grahmat e fjalimeve të tija që nuk frymëzojnë e nuk gënjejnë më askënd!…
Kuptohet, si parapërgatitje për fushatën e tij të ardhshme zgjedhore, kjo betejë ka lëndë për të mbllaçitur dhe shuplaka zuzarësh për ta duartrokitur.
Por ato nuk janë më duart e popullit por të KÇK-së së re!
Në emër të së cilës, do të rilidhë me mijëra kontrata të reja, të yndyrshme apo të pista, të pëgërëshme dhe të pahijshme, me shumicën e banditëve, dështakëve dhe pisanjosëve të mbetur të këtij vendi.
Sepse, sipas kryeministrit, edhe Këçëkëistët duhet të jenë nesër, pjesë e organizuar e ushtrisë së tij të ardhshme zgjedhore.
Në Drejtësi, në terren, nëpër bashki e komuna, nëpër fshatra apo qytete, në televizione apo ndër portale.
Por asgjë nuk e ngushëllon trishtimin e Ramës, që lëxohet në sytë e tij të gropësuar, për këtë kryedështim që gatoi në emër të Egoizmit të tij budalla e të pashoq.
Eh, Ramë djali, sa qesharak përfundove, sa keq më vjen vërtet për ty dhe për mjekrën tënde të re, dëndësuar bukur mbi lëkurën e zhubrosur nga hallet e shumta, halle të mëdha, që të zgjasin pushtetin e të shkurtojnë ymrin!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook