Lidhu me ne

Kryesore

“Pse Deklarimi Vjetor është një taksim i ri i të varfërve”

“Pse Deklarimi Vjetor është një taksim i ri i të varfërve”

Nga Klodian Tomori

Degjova drejtoreshen e Tatimeve dje te justifikonte detyrimin e qytetareve te dypunesuar per te bere deklarim vjetor, dhe rrjedhimisht per te paguar me shume taksa, si nje mase qe nuk synon rritjen e barres, por barazine ne treg.

Mire shume. Tani, mblidhni pak te gjithe mendimtaret qe keni ne qeveri dhe na zgjidhni pak kete ekuacionin!

Rasti 1:

Një qytetar punon vetëm një muaj në vit dhe pjesën tjetër të vitit rri i papunë. Gjatë këtij muaji ai bën dy punë të ndryshme nga të cilat siguron në total 3.5 milionë lekë të vjetra. Për këtë nivel të ardhurash, taksa që ky qytetar do të paguajë në shtet është 616 mijë lekë të vjetra.

Rasti 2:

Një qytetar tjetër bën vetëm një punë, por punon në të gjithë muajt e vitit. Ai paguhet 300 mijë lekë në muaj ose 3.6 milionë lekë të vjetra në vit. Taksa që ky qytetar paguan në shtet është zero.

Pra, qytetari që merr 3.5 mln lekë rrogë ne vit paguan 616 mijë lekë taksa. Ai që merr 3.6 milionë lekë rrogë ne vit paguan zero taksa. Pyetje për qeverinë: Po kjo është e barabartë?

Morali i fabulës:

Taksa progresive dhe barazia nuk shkojnë asnjëherë më njëra tjetrën. Progresivizmi është trade-off mes barazisë dhe dhembshurisë. Është një konsensus, ku shoqëria cënon barazinë dhe drejtësinë për të ndihmuar pjesën më vulnerabël të saj, pra për të mos lënë njeri pas.

Koncepti strikt i barazise eshte taksa lump sum. Madje as taksa e sheshte nuk eshte, por lump sum, pra taksa per koke ku cdo njeri paguan te njejten takse fikse. Por meqense tregu, aftesite, rrethanat dhe fati bejne qe nje pjese e individeve te mbeten pas apo te bien ne mjerim, shoqeria ben kete konsensus. Dhembshuri ne kurriz te barazise dhe drejtesise.

Ah dhe nje gje. Mos genjeni me here tjeter kur sillni shembuj me njerez qe paguhen 2.5 milione leke ne muaj. Sepse te gjithe ata qe kane page mbi 1.66 milione leke ne muaj e kane prej vitesh detyrimin per te bere deklarim vjetor te ardhurash. Ky rregullimi i fundit eshte per taksuar fukarenjte.

*****

Autori është gazetar që mbulon çështje të ekonomisë dhe financave

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook