Lidhu me ne

Kryesore

Si e akuzoi Rama, Ylli Rakipin për shpifje, dy javë përpara se të publikohej vjedhja tek Unaza e Re

Në kohën kur kryeministri Edi Rama, po miraton një paketë ligjesh, që synon censurën dhe  kontrollin mbi median online, me anë të dy institucioneve, AKEP dhe AMA, vlen të përmendet një nga rastet kur kryeministri ka akuzuar një gazetar për shpifje, vetëm dy javë përpara se ai të publikonte skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re.

Në datën 23 Nëntor 2018, kryeministri Edi Rama, i xhindosur nga emisioni “Të Paekspozuarit”, i transmetuar në datën 22 nëntor, ku paraqitej një investigim për procedurat e tenderit të Unazës së Re,  bëri një video selfie, duke e akuzuar gazetarin Ylli Rakipi, gazetarin Andi Bushati dhe opozitën, për shpifje, lidhur me projektin e Unazës. Rama e shoqëroi këtë akuzë ndaj gazetarëve, me sharje dhe ofendime nga më të ulëtat, duke i cilësuar si “kokëboshë”, “të paditur” dhe fjalët e tyre si “lehaqenie”.

Por vetëm dy javë më pas, në 6 Dhjetor 2018, emisioni “Të Paekspozuarit”, publikoi aferën e Unazës së Re, ku 30 milionë euro nga paratë e taksapaguesëve shqiptarë po përvetësoheshin me anë të një skeme mafioze dhe një kompanie me letra të falsifikuara, për të përfunduar në Delaware të SHBA-së.

Ky është vetëm një nga rastet, kur akuza për shpifje ndaj gazetarëve, dhe ofendimet e ulëta të kryeministrit, i janë kthyer mbrapsht në mënyrë spektakolare. Kryeministri Rama, asnjëherë nuk kërkoi falje dhe nuk e tërhoqi këtë akuzë për shpifje dhe deklaratë banale me fyerje ndaj gazetarëve./tpz.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook