Lidhu me ne

Kryesore

Artur Zheji në protestë: Antishpifja do mbyllë shumë “gojë”


Artur Zheji: Jam i bindur që do të mbyllë shumë gojë. Do të ketë shumë më tepër terr dhe errësirë informative. Njerëzit do pëshpërisin. Njerëzit ndoshta nuk do të flasin me zë të lartë por do pëshpërisin. Në momentin kur shqiptarëve do u vijë thika në kockë në pikëpamjen ekonomike ndoshta do ndryshojnë gjërat.


Gazetari Artur Zheji i është bashkuar protestës së gazetarëve kundër paketës antishpifje paraditen e sotme në Kuvend. Shprehet pesimist se protesta e gazetarëve do të ndryshojë gjë. Autori dhe moderator i emisionit “360 gradë” thotë se në parlament nuk kemi deputetë por shumica janë robotë që marrin urdhra nga një çip qëndror që kryeministri e aktivizon me një sms.

“Protesta është mjaft simbolike për të mos thënë mjaft e vogël. Më vjen keq që nuk ka një përgjigje të përshtatshme. Ndoshta një pjesë e gazetarëve tanë kanë shfrytëzuar këtë mëngjes për të bërë ndonjë masazh apo palestër. Kështu ndodh gjithmnonë, kur diktaturat vijnë në majë të gishtave njerëzit presin që të kalojën pas hekurave që të nisin të bërtasin, por atëherë është vonë se dera është mbyllur. Kur shohim që gardianët afrohen me çelësa në dorë dhe kërkojnë që ne të bëjmë një jetë me sipërfaqe gjithmonë e më të ngushtë deri sa të na mbyllin brenda”, tha ai.

“Ky është një rast kur pakica që pakica ka të drejtë ndaj një shumice fiktive që nuk përfaqëson vullnetin real të shqiptarëve por thjesht emancipimin e munguar të shqiptarëve.

Ne jemi mësuar të mbijetojmë edhe me lirinë pothuajse zero, deri tek zero do ketë pak rrugë. Nuk besoj se do të ketë ndikim kjo protestë. Vendimi është marrë me kohë dhe parlamenti është i paligjshëm, dhe në këtë paligjshmëri do të marrë një vendim të paligjshëm të ngushtojë lirinë reale të shqiptarëve për tu shprehur me jo apo ndryshe ndaj vendimeve sovrane që është gjithmonë e më tepër pakicë por gjithmonë e më tepër vendimmarrëse.

Në këtë rast kur një pakicë është gjithmonë e më tepër vendimmarrëse krijohet një disbalancë mes një populli që ka më pak liri dhe një pakice që ka një liri absolute për të marrë vendime edhe në emër të popullit.

Nuk do të ketë ndikim. Zullumi do të vijojë të ecë përpara.

Nuk kemi deputetë për fat të keq, por shumica janë robotë që marrin urdhra nga një çip qëndror që kryeministri e aktivizon me një sms.

Çipi shpërndan urdhrin e vet të pakundërshtueshëm tek pjesa më e madhe e robotëve që janë në parlament dhe robotët votojnë urdhrin që përcjell çipi. Është qark i mbyllur. Mund të protestosh me 10 mijë vetë, 500 apo 1000 vetë kjo nuk e ndryshon”, thekson Zheji.

A do mbyllë gojë?
Artur Zheji: Jam i bindur që do të mbyllë shumë gojë. Do të ketë shumë më tepër terr dhe errësirë informative. Njerëzit do pëshpërisin. Njerëzit ndoshta nuk do të flasin me zë të lartë por do pëshpërisin. Në momentin kur shqiptarëve do u vijë thika në kockë në pikëpamjen ekonomike ndoshta do ndryshojnë gjërat.

Mbaj mend kur bëheshin pleniumet e pushkatoheshin njerëz, populli asaj kohe mbante radhë për të blerë një kile speca për fërgesë me specia. Rama e mban mend mirë këtë gjë. Shpesh herë një pjesë e madhe e popullit kishte të hante speca ndërkohë që pushkatoheshin ‘grupet armiqësore” tani e kanë mendjen tek playstation e internet./ OraNews

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook