Lidhu me ne

Kryesore

Mentor Kikia i revoltuar pas Festivalit të 58-të: Boll me palaço rrugësh, këngëtarka me fytyrë silikon e prezantuese pa brekë

Festivali i 58-të i Këngës në RTSH ka ngjallur polimika të shumta, pas shpalljes së çmimit fitues.

Mes reagime të shumta, është edhe ai i pedagogut dhe gazetarit Mentor Kikia, i cili sjell tekstin e plotë të këngës së Elvana Gjatës dhe shkruan “A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”?

Postimi i plotë i Mentor Kikisë

Dua ti rikthehem debatit për festivalin e fundit në RTSH. Jo në kuadër të tifozerisë për vendin e parë dhe të dytë dhe as për fustanet e prezantueses. Por për dicka shumë më të rëndësishme.

Kënga ka tekstin dhe muzikën. Me muzikën nuk kam asnjë lidhje, thjeshtë e shijoj, kur ka shije. Sa për tekstin, kam lexuar aq poezi, sa mundem t’ia ndjej muzikën vargut, edhe pa patur kompozim.

Kam sjellë më poshtë pjesë nga teksti i këngës së Elvana Gjatës, shkruar nga vetë ajo.

Ti kam fal ty me tana

Me tana o me tana

Dashni me fal

O kush ka me ma nal?

A ma thua edhe sa

Duhet të pres ty me të pa

Ta di, dua ta di dhe sa

Kohën ndale ndale

Të shkoj ngadale ndale

O më ngadale ndale

Na na na na na

………………………………..

A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”? Në shqipen zyrtare do të thotë “me të gjitha, me të tëra”. Në gegënisht thuhet “me të tana”. Ndërsa në elvanisht, shkurtohet në “me tana”.

Ai i mbani mend këngët, apo fituesit e mëhershëm të festivaleve që ua zbardhnim tekstin me një të dëgjuar?

Ja një këngë, e kënduar së pari nga Luan Zhegu.

………………

Bregut detit, një vajzë e menduar

Flokët, era lehtë ja përkëdhel

Rreze dashurie hedh në zemër Hëna

Hëna, yjet, zhyten thellë në det

Është poezi, ka figura letrare…

E mbani mend këtë këngën e Parashqevi Simakut?

Kanë një botë me ëndërra

Janë të vegjël shumë

Mos lëndoni nënat

Syrin e pagjumë

Mos ua prishini dashurinë

Mos ua prekni lumturinë

Askërrkush mos të provojë

Se nënat su lejojnë

Kjo dorë që tundi djepin

Gjithë botën e sundon….

Ka poezi dhe një mesazh të fortë social.

Nëse zbresim më tej, tek motivet patriotike, ja një këngë himn e Vaçe Zelës.

Eh i fortë po shndrit ai diell

dhe burimi këngës lugjeve

i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell

edhe trimat nëpër mend mi sjell,

mi përkëdhel.

Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,

Oh fisnikja përmbi gur.

Rrjedh në këngë e ligjërime,

ballëlarta me flamur!

Kujtojmë edhe këngët e Irma Libohovës, Kozma Dushit, Francesk Radit, Myfarete Lazes… Poezi e gjallë, kushtuar dashurisë, jetës, natyrës, vendit…

Çfarë ka ndodhur pandalshmërisht këto tri dekada?

Teksti dhe kompozimi u bashkuan në një dorë. Tregtarë këngësh, që nuk lanë këngë rome në Rumani e Bullgari pa përkthyer e shitur tek këngëtarët shqiptarë, të cilat janë ngjitur deri në skena festivalesh. Degradimi është kaq i pamëshirshëm, sa sot ne mund ta dallojmë lehtësisht një këngë sllave, greke, italiane, turke e arabe. Por shqiptare jo, këngët shqiptare nuk kanë identitet. Ato janë një miks, me tinguj sllavë, kërcim arab, tallava turke…. Tashmë rëndom muzikën e mbushin tekste me një përzjerje dialektesh mes shqipes dhe kosovarçes, ku nuk merret vesh asgjë. Nuk ka burrë nëne tua dëshifrojë tekstin. Kjo kompensohet nga këngëtarka fryrë me silikon, që kanë shpikur zhanrin e të parës muzikë, që nuk ka nevojë të dëgjohet, por vetëm shikohet. Apo prezantueze pa brekë, e prezantuese që ndërrojnë fustanet pas çdo kënge.

Kompozitorët shqitarë u ankuan pse janë pranuar të huaj. Por nuk thanë nëse morën pjesë në konkurim, apo qëndruan tek klubi i lagjes. Në Shqipëri ka talente të jashtëzakonshëm, me vokale të mrekullueshme. Një ndër ta është edhe Elvana Gjata. Talent show-t kanë zbuluar të rinj fantastikë. Por ata nuk mund të jetë edhe këngëtarë, edhe kompozitorë, edhe autorë tekstesh, pasi përfundojnë “me tana” pastaj.

TVSH, si organizatore e këtij eventi, është para faktit se ky është mielli, këto janë prurjet.

Por unë them JO!

Kësaj shëmtie i duhet dhënë fund. Të ngrihet steka. Le të bëhët festivali edhe me 5 këngë, me një fustan dhe me pesë llampa, si ato të Kavajës që ndriçonin dikur skenën ku këndoheshin këngë të mrekullueshme. Duhet të vendosen standarde. Festivali i RTSH është pronë publike, ai ka për detyre të ruajë muzikën, e jo ti dorëzohet shijeve të tregtarëve të muzikës dhe palaçove të rrugës.

Tregu është i hapur. Kush dëshiron ti këndojë kokainës, seksit, përdhunimit, me tekste banale, ordinere, të dalë në rrugë, të shkojë në mejhanet e lagjeve të japë koncerte.

Por jo në atë skenë, ajo është muzeu i këngës shqipe.

Pak vite me parë, shikuam një dokumentar italian mbi Tiranën që po zhvillohet. Reportazhi ishte shoqëruar me një muzikë, si ajo e atyre që u bien qypave ditën e Kurban Bajramit rrugëve të Tiranës. U ndjemë të fyer. Por dikush na kujtoi: A nuk është kjo muzika që dëgjojmë kur hipim në taksi, në furgon, në autobuz, e madje edhe në skenat e festivaleve?

P.S: Nuk më interesojnë Like-t, me intereson një debat për këtë çështje. Ndaj, lu lutem, shpërndajeni këtë postim.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook