Lidhu me ne

Kryesore

Akuza e portalit Pamfleti: Festivali i Bolit të kokainës, mos qoftë e vërtetë që duhen kthyer “të tana” 500 mijë eurot e dhana

Akuza e portalit: Festivali i Bolit të kokainës, mos qoftë e vërtetë që duhen kthyer “të tana” 500 mijë eurot e dhana

Portali Pamfleti ngre akuza të rënda në debatin e hapur mbi Festivalin  fundit në RTSH.

Sipas Pamfletit një person që njihet si Boli dhe që është i dashuri i Elvana Gjatës ka paguar 500 mijë euro për ambiciet e saj muzikore dhe kjo është zbuluar nga një mesazh te juria.

Më poshtë shkrimi i portalit në fjalë:

“Edhe këtë fund-viti, personazh i komenteve masive të shqiptarëve, ka qenë këngëtarja, Elvana Gjata, si pjesëmarrëse në “Festivalin e 58-të” të këngës në RTSH, ku u shfaq edhe si poete e kompozitore “VIP”, por jo si fituese.

Se përse nuk ia dorëzuan “kupën” e festivalit, Elvanës së “Bolit” të kokainës; këtë e dinë më mirë, ata që ia drodhën, kur vendosën çmimet në zyrën e drejtor “Çomes” të RTSH; por kjo përdredhje, u paralajmërua nga “fansja” e saj, Alketa Vejsiu, me dy detaje:

  1. Në dy interpetimet e fundit të natës finale, një nga të cilët ishte kënga fituese e Arilena Ara; prezantesja Alketa Vejsiu, me pezmatim të maskuar nën buzëqeshjet e stiluara regjisoriale, tha: – Jemi paragjykaur se fituese do të jetë Elvana; por nuk është çudi, që të shpallet ndonjë nga këto dy këngët e fundit, që do mbyllin këtë natë magjike”.
  2. Pas interpretimeve të këngëve të natës së tretë; Alketa Vejsiu vijoi prej 4 minutash, t’i lutej me buzëqeshje false regjisores Vera Grabocka, të dilte të përshëndeste spektatorët në skenë; por ajo refuzoi dhe dërgoi vetëm një mesazh të thatë në audio: – “Ju përshëndes”.

Janë dy detaje të vogla e spontane në dukje, që tregojnë se pazari për t’i dhënë “kupën” Elvanës së “Bolit”; ishte prishur para se të mblidhej Juria Festivalit; gjë e përforcon si bindje dhe shpërfillja Grabockës; e cila del në skena edhe kur promovon stilimin e vetullave.

“Gojët e liga” nga pjestarë të stafit “konfidencial” të treshes “Çome” si Drejtor i RTSH e drejtor i festivalit; Grabockës si regjisore dhe Vejsiut, si prezantuese; kanë nisur të thonë, se shkak ka qenë një pazar “konfidencial jo korrekt”.

Urojmë, të mos jetë e vërtetë dhe sinqerisht, nuk besojmë të jetë e vërtetë; mbasi me sa dimë; në RTSH ka ndershmëri e qëndrime tepër të ashpra anti-korrupsion; zbatuar qysh nga koha e drejtor Artur Zhejit.

Por ja që thuhet, se 1 orë para mbylljes së natës finale; dikush në juri, kishte zbuluar me mesazh; se vendi i parë për Elvanën, ishte “prenotuar” me 500 mijë euro nga “Boli” i saj.

Sa për sqarim, “Boli” në komunitetin e këngëtarëve tallava në Shqipëri, është “emri artisik” i të dashurit aktual të Elvana Gjatës; ndërsa “Çome”, përkëdhelet drejtori i RTSH. Kaq për sot” – shkruan Pamfleti.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook