Lidhu me ne

Kryesore

Dedikimi prekës për Linditën dhe Vetonin, të vrarë pabesisht nga babai i 25-vjeçares


Dhimbja është e rëndë për çiftin e ri shqiptar Lindita dhe Veton Musai që u vranë tragjikisht në Australi më 31 Dhjetor. Jeta e tyre u pre në mes nga babai i Linditës, Osman Shaptafaj, i cili qëlloi me armë vajzën e tij Linditën, dhëndrin Vetonin dhe më pas veten duke mbetur i plagosur.

Të shtunën, trupat e pajetë të dy të rinjve u përcollën për në banesën e fundit në një ceremoni mortore që u mbajt në Melburn.

Vëllai i Veton Musait, Drilon Musai, ka bërë një dedikim prekës për humbjen e dy njerëzve të tij të shtrenjtë.

Vetonin e konsideron “yllin e shndritshëm të familjes”, ndërsa Linditën si motrën që nuk e pati kurrë.

“Isha me fat që pata dy vëllezër të mahnitshëm, por kurrë një motër deri sa ti u shfaqe në jetën tonë. Dhe për një kohë, unë ndjeva dashurinë që një vëlla ka për motrën e tij. Ti kishe një hijeshi që edhe modelet e aktoret do ta kishin zili. Buzëqeshja jote rrëzonte pengesat më të mëdha dhe humori yt më bënte të shpërtheja në lot gëzimi”, shkruan Drilon Musai në një postim në Facebook.

Në vargjet e tij të ndjera, Driloni e përshkruan dashurinë e Vetonit dhe Linditës si një lidhje që gjithkush do ta kishte zili.

“Ju vendosët standarde për atë që konsiderohet si çift përrallash. E përsosur në çdo formë, brenda dhe jashtë. Unë humba një motër, prindërit e mi humbën një vajzë, dhe bota humbi një engjëll. Veton, vëllai im, shoku im më i mirë…Unë jam 30 vjeç, por pranë entuziazmohesha kur ti ktheheshe në shtëpi nga puna, sepse me ty pranë asnjëherë nuk ishte qetësi. Më ke bërë të qesh çdo ditë që kemi kaluar bashkë në këto 29 vite. Ti ishe vëllai im më i vogël, por shpesh të shikoja si vëllain e madh, e disa se mund të mbështetesha tek ty. Njeriu që jam bërë sot, jam falë teje, sepse ti ishe ylli më i shndritshëm në familjen dhe në jetën tonë dhe nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty”.

Lindita dhe Veton Musai u vranë pabesisht ditën e Vitit të Ri nga babai i 25-vjeçares, Osman Shaptafaj 55 vjeç. Ai shkoi në banesën e çiftit dhe qëlloi të parën me armë vajzën e tij duke e lënë të vdekur në vend. Më pas qëlloi në drejtim të dhëndrit, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

55-vjeçari e drejtoi edhe armën nga vetja duke mbetur i plagosur. Mediat australiane shkruajnë sot se Osman Shaptafaj ka dalë nga rreziku dhe gjendja e tij është e stabilizuar. Policia pret që 55-vjeçari të përmendet dhe ta akuzojë zyrtarisht për vrasjen e çiftit Musai.

Mediat e huaja kanë zbuluar se Osman Shaptafaj ka qenë i divorcuar nga gruaja për shkak të problemeve në familje. Sjellja e tij me bashkëshorten dhe vajzën konsiderohej e dhunshme, e për këtë arsye ishte larguar nga banesa.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook