Lidhu me ne

Kryesore

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Një oficere e Policisë së Shtetit, bionde dhe me zë të ëmbël, u shfaq në një deklaratë për mediat me gjysmën e fytyrës së mbuluar nga një palë syze dielli, për t’u komunikuar shqiptarëve se Operacioni ‘Forca e Ligjit’ sapo i kishte shpallur luftë Lul Berishës dhe Ardian Çapjes. Në atmosferën e filmave të fundit, ku mpleksen si personazhe, politikanë të lartë dhe figura të njohura të “showbiz”-it, shfaqja e vajzës bionde dhe gjysmë të maskuar dukej si skenë e nxjerrë pikërisht nga punishtja filmike e Ermal Mamaqit.

Të gjithë bujën e zhurmën e anti-KÇK-së së famshme nuk mund ta përkufizonte më mirë se asgjë tjetër, komedia e zyrtares me uniformë të shtetit shqiptar, që del e maskuar për t’i folur publikut. Sepse në thelb, aksioni më i fundit i kryeministrit, që “frymëzohet nga dashuria për vendin”, nuk është gjë tjetër veçse akti pasues në teatrin e tij të propagandës. Muzika e përzgjedhur për të ilustruar aksionet e para të OFL, kamerat e fokusuara te këto iniciale mbi uniformat e policëve (për të evokuar ato të FBI në filmat e Holliwoodit), montazhi me efekte speciale dhe figura e biondes gjysmë të maskuar për t’u transmetuar gjëmën kriminelëve, tregojnë kujdesin e regjisorit- kryeministër (me raste edhe aktor) për të shitur filmin mediokër të radhës.

Ky film absurd, që u konceptua si një akt normativ emergjence, me nevojën për t’iu shitur publikut si një kauzë e re, si një betejë epike e atyre që e duan vendin kundër frontit të së keqes, që në skenën e parë e shndërroi në butafuri ngrefosjen e OFL. Trupat elitarë vunë nën sekuestro një pronë që ishte nën sekuestro që prej vitit 2015.

Për ligjin e famshëm anti-KÇK, që u propagandua si aksion kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që po nxjerrin çdo ditë banditë nga burgu dhe përfundoi tek makinat e këtyre të fundit, është diskutuar shumë këto ditë. Që nga antikushtetutshmëria e tij, dublimi i ligjit anti- mafia që qeveria “Rama” nuk e aplikoi thuajse kurrë, rreziku i përdorimit selektiv e deri te ndikimi negativ që mund të ketë mbi institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar. I gjithë ky diskutim, edhe i atyre që e kundërshtojnë ligjin, edhe i atyre që kanë vetëm disa rezerva për të, ngrihet mbi premisën sikur vullneti i kryeministrit për të luftuar krimin nuk vihet në dyshim, por forma e zgjedhur prej tij nuk është ajo e duhura.

Në fakt, gjithë ky film me uniforma OFL dhe çupa me syze të errëta nuk është gjë tjetër veçse strategjia e njohur e Edi Ramës për të shpikur një sfidë, një armik të ri, pasi nuk ka bërë asgjë me betejat e shpallura më parë. Sa herë ka ndonjë fushatë elektorale përpara, sa herë bie në sondazhe, sa herë gjendet i pafuqishëm në paaftësinë e tij për të qeverisur e kryer punë konkrete për të cilat është votuar, Edi Rama thërret në ndihmë armikun e radhës. E ka bërë këtë në fillim të 2013 kur mori flamurin e luftës kundër drejtësisë së korruptuar, pastaj e vijoi me linçimet në publik të zyrtarëve të administratës, “viktima” të fushatës populiste të bashkëqeverisjes me popullin, shpalli armike LSI dhe kërkoi timonin vetëm për vete, iu turr opozitës si tradhtarja që la vendin pa negociata me BE-në, nisi betejën e shpifur me mediat, që i cilësoi si kazanin që nxinte figurën e tij të ndritur dhe tani vendosi të sajojë KÇK-në meqenëse nuk i kishte mbetur gjë tjetër për të kapur.

Mirëpo strategjitë që predikojnë rritjen e pikëve në opinion nuk kanë parashikuar dot se si kjo mund të bëhet vazhdimisht kur nuk arrin të prodhosh asgjë konkrete. Ato mund të funksionojnë në raste të veçanta, kur një qeveri apo lider ka një bilanc suksesesh dhe në një moment rrëshqitjeje apo humbjeje besimi, i duhet një gjetje politike për t’u ringritur. Strategët që mund të garantojnë ringritjen nga boshi në bosh, apo nga dështimi në dështim, ende nuk ekzistojnë.

Prandaj fushatat e Edi Ramës ngjisin gjithnjë e më pak dhe prandaj edhe ata që i mbështesin ato në publik u ngjajnë gjithnjë e më shumë limonëve të shtrydhur. Shumëkush e mban mend euforinë e këtyre të fundit në ditët e para pas tërmetit. Kryeministri po fiton pikë, daljet e tij në TV e ERTV po e bëjnë popullor, ai i mori terrenin opozitës, po ngrihet në sondazhe, ka rigjetur forcë dhe energji, e plot pallavra të tjera. Mirëpo punët konkrete nuk i bëjnë as ERTV, as qokat me veladon të zi dhe as daja tek Ermal Mamaqi.

Tani kryeministri ka nxjerrë fabulën e re me emrin KÇK. Ndonëse më të paktë, përsëri ata që kullosin në livadhin e tij mediatik, ia kanë nisur refrenit: qeveria po i shpall luftë të vërtetë krimit, Edi Rama po merr vëmendjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, opozita u kap e papërgatitur etj., etj.

Mirëpo, të gjithë këta nuk duan të shohin, ose bëjnë sikur nuk e shohin të gjithë filmin 7-vjeçar të një kryeministri butaforik. Ata nuk e shtrojnë asnjëherë pyetjen se çfarë ndodhi një natë janari e një ditë shkurti, që njeriu që e lidhi më shumë se kushdo tjetër krimin me politikën vendosi ta luftojë atë. Ata përcjellin pamjet e skenës së xhiruar me muzikë e efekte të sekuestrimit të një hoteli në Shijak, por nuk pyesin se si u lirua dy vjet më parë pronari i tij vetëm pak orë pas arrestimit dhe kur kryeministër ishte Edi Rama dhe ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri. Raste të tilla ka pafund, por pyetjet mbi to nuk mund t’i bëjnë ata që kanë pranuar rolet në teatrin e shpifur të Edi Ramës.

Sepse nëse do t’i bënin, atëherë do të mbërrinin te thelbi i kriminalizimit të vendit dhe politikës. Te futja e kriminelëve në politikë, te ministrat e përfshirë në trafik droge e blerje votash, te kryetarët e bashkive që po bien një e nga një, te lista e zezë e SHBA, tek biznesmenët që hynë në politikë falë korrupsionit, te drejtuesit e lartë të shtetit që kanë pasuri marramendëse e aksione të fshehura në kompani private, te vetë njeriu që sot thotë se do t’i shpëtojë shqiptarët.

Për ta bërë të besuar filmin e tij të radhës, kryeministri akuzoi sot opozitën dhe gazetarët se, “për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave të tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin”. Problemi është çfarë duhet të zgjedhim kur qeveria është e lidhur me krimin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook