Lidhu me ne

Kryesore

Trajtimi seksist ndaj studentes Oneda Skënderi që foli në mitingun e Metës

Kushdo që nuk ishte në protestën e organizuar nga presidenti Meta (2 mars) ose nuk pati rastin ta ndjekë live në televizion, me gjasë mund të jetë ndeshur me dhjetëra lajme shkruar nga media – që konsiderohen serioze – për “bukuroshen seksi në krah të presidentit”.

“Kush është studentja seksi”, “Kush është studentja bukuroshe”, “Zbulohet studentja bukuroshe në krah të Metës” etj., ishin disa nga titujt që mbushën portalet, të cilat në ditët e tyre të zakonshme supozohet të merren me vendime të Komisionit të Rindërtimit, ligjin anti- KÇK, analiza të qeverisë dhe opozitës ose çfarëdo situate tjetër ekonomiko-sociale. Por jo, përpos raportimit të protestës së presidentit, këto media u ndalën edhe te “bukuroshja seksi”.

‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që
‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që

Do të ishim përpjekur ta përtypnim përcaktorin e përdorur në titull, nëse nëpër artikuj të paktën do të ishte zbardhur një pjesë e fjalimit të studentes e cila quhet Oneda Skënderi. Askush nuk u mor me çfarë tha? A qëndronte ajo që tha? Pse mbajti një fjalim? Në pjesën më të madhe të artikujve, Oneda ishte thjesht “studentja e Drejtësisë që ishte aktive edhe në protestën e studentëve”. Kaq.

‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që

Teksa mediat merreshin me bukuroshen seksi, u desh që Oneda të sqaronte personalisht në “Ftesë në Pesë” se nuk është pjesë e një partie politike dhe nuk mendon të jetë. Fjalimi ishte thjesht një detyrim, të cilin ajo e ndjeu ta bënte si pjesë e të rinjve që e duan Shqipërinë dhe kanë vendosur të jetojnë këtu. “Nuk ka asgjë të keqe të anëtarësohesh në parti politike, por këtu nuk kanë emër shumë të mirë dhe personalisht mendoj se nuk do të përfshihem ndonjëherë. Thjesht do të ndjek gjithmonë të gjitha protestat dhe mitingjet që në thelb kanë diçka të drejtë, pavarësisht se nga kush [organizohen]. Rëndësi ka kauza. Shoqëritë demokratike të shëndetshme janë ato që kanë përplasje idesh, kanë debate,” u shpreh Skënderi.

‘Bukuroshja seksi’ dhe gazetarët që

Nuk është hera e parë që për disa klikime më shumë, tkurret figura e vajzave dhe grave duke përfunduar në një portretizim të shëmtuar dhe të cekët që mjaftohet vetëm te sipërfaqja. Ky portretizim mospërfillës ndaj thelbit dhe kauzës që trajtohet vjen përmes një gjuhe seksiste që përpiqet t’u referohet vajzave dhe grave vetëm për dukjen e tyre. Nëse jeni kuriozë për fjalimin e Onedës, vështirë ta gjeni nëpër media sepse pakkush u mundua ta merrte parasysh, paçka se foli për arsimin dhe problemet e të rinjve shqiptarë.

Personalisht Onedën nuk e njoh, megjithëse nuk më duhet ta njoh që të kuptoj se realisht është e patolerueshme gjithë ky trajtim aspak serioz që u bëhet njerëzve – në këtë rast vajzave dhe grave – duke zgjedhur t’i injorosh e të merresh me “pjeshkëzimin” e tyre për hir të disa klikimeve të papërfillshme.

SINDI SALAJ/ ANABEL.AL

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook