Lidhu me ne

Kryesore

“Tani t’ju shërojë Ronaldo”, shpërthen debati në Itali: Mjekët paguhen 1300 euro, futbollistët gati 1 milion

“Tani t’ju shërojë Ronaldo”, shpërthen debati në Itali: Mjekët paguhen 1300 euro, futbollistët gati 1 milion

Koronavirusi ka futur në karantinë krejt Italinë. Që nga dita e djeshme është shpallur emergjenca e pandemisë globale, sepse janë prekur shumica e vendeve të Europës dhe më gjerë.

Virusi i padukshëm dhe tejet i rrezikshëm ka gjunjëzuar edhe futbollin.

Janë pezulluar ndeshje kampionati dhe “Europa League”, me futbollistët e parë që kanë rezultuar pozitivë.

Zona më e nxehtë në kontinentin tonë, prej nga mendohet se ka ardhur infeksioni edhe në Shqipëri, mbetet Italia.

Mjekët po luftojnë ditë e natë, por “armiku i padukshëm” ka fituar terren. Në një situatë të tillë kanë nisur edhe polemikat e forta.

Një fizioterapiste, me master në shkencat mjekësore nga Milano, ka shpërthyer përmes rrjeteve të saj sociale, duke kërkuar vëmendje e vlerësim ndaj bluzave të bardha në Itali, sepse në ditë të vështirë si këto, ata janë në ballë të së keqes, të vështirësive.

Duke bërë një paralelizëm tejet domethënës mes rrogës së mjekëve dhe futbollistëve, Valery Cambiaghi shkruan:

“Thuajse iu jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le të kujdeset Ronaldo për ty!”

Një “piskamë” që del nga thellësia e profesionit human të mjekut, në një periudhë delikate si kjo, ku futbollistët e superpaguar janë pushim, në shtëpi, ose të karantinuar në klubet e tyre, ndërsa mjekët në fushën e betejës me Coronavirus”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook