Lidhu me ne

Kryesore

Policia, rreth 30 mijë euro gjoba në një ditë

Policia, rreth 30 mijë euro gjoba në një ditë

Foto ilustruese.

Policia u vendosi sot qindra gjoba qytetarëve, të cilët shkelën masat e rrepta të lëvizjes dhe aktivitetit nën epideminë e koronavirusit.

Në dy postime në Facebook policia tha se kishte vënë:

  • 1 650 000 lekë gjoba 165 qytetarëve që lëviznin përtej orareve të kufizuara
  • 1 300 000 lekë gjoba 13 administratorëve të lokaleve në Tiranë (6), Durrës (3), Shkodër (2), Lezhë (1) dhe Fier (1)
  • 700 000 lekë gjobë një qytetar i kthyer nga Kosova që nuk ishte mbyllur në shtëpi
  • 78 makina të sekuestruara dhe 78 patenta të pezulluara për 3 vjet

Totali bën fjalë për rreth 3.65 milionë lekë ose rreth 30 mijë euro deri në mesditë.

Në bazë të vendimeve të qeverisë – kliko këtu për të lexuar 20 gjobat që rrezikoni – rihapja e lokaleve dënohet me 1 000 000 lekë gjobë.

Nuk është e qartë se përse 13 administratorët e lokaleve janë gjobitur 10 herë më pak se sa vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare – kliko këtu për të parë vendimin.

Të mërkurën Kryeministri Rama njoftoi në Facebook ashpërsimin masës kufizuese të lëvizjeve në vetem 6 orë në ditë – 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00 – për të shkuar dhe vajtur nga puna, kryer pazarin apo pagesa shërbimesh.

Për të lëvizur me automjet në këto orare, qytetarët duhet të vetëdeklarojnë online – kliko këtu për të vetëdeklaruar lëvizjen tënde.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook