Lidhu me ne

Temporal

Karakteristikat e një mësuesi të mirë

9 karakteristikat e një mësuesi të mirë

Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë, si për mësuesit edhe për nxënësit e tij.

Mësimdhënia është punë e vështirë dhe disa mësues nuk rriten kurrë për të qenë ndonjë gjë më e mirë se mediokër. Ata bëjnë minimumin e kërkuar. Mësuesit e mirë punojnë pa u lodhur për të krijuar një mjedis afeksionues dhe edukues për nxënësit e tyre. 

Mësimdhënia e mirë duket se ka të bëjë më pak me njohuritë dhe aftësitë sesa me qëndrimin e mësuesit ndaj nxënësve, subjektit dhe punës së mësuesve. Megjithëse lista e mëposhtme nuk është gjithpërfshirëse, ne kemi ngushtuar shumë karakteristika të një mësuesi të mirë.

1. Një mësues i mirë i repsekton nxënësit e tij

Në një klasë të një mësuesi të mirë, idetë dhe mendimet e secilit person vlerësohen. Nxënësit ndjehen të sigurt për të shprehur ndjenjat e tyre dhe mësojnë të respektojnë dhe të dëgjojnë të tjerët. Ky mësues krijon një mjedis mikpritës për të gjithë studentët.

2. Një mësues i mirë krijon ndjenjën e bashkësisë dhe përfshirjes në klasë

Respekti i ndërsjellë në klasën e këtij mësuesi siguron një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues. Në këtë komunitet të vogël, ka rregulla që duhet të ndiqen, punët duhet të bëhen dhe secili nxënës është i vetëdijshëm se ai ose ajo është një pjesë e rëndësishmee grupit. Një mësues i mirë ju ofron nxënësve ndjenjën e sigurisë dhe që ata mund të varen jo vetëm tek mësuesi, por edhe tek shokët dhe shoqet e klasës.

3. Një mësues i mirë është i ngrohtë, i afrueshëm, entuziast dhe i kujdesshëm

Ky mësues është i afrueshëm jo vetëm me nxënësit e klasës së tij por me gjithë shkollën. Ky është një mësues tek i cili fëmijët mund të shkojnë dhe t’i tregojnë problemet e tyre, shqetësimet apo edhe një histori qesharake. Një mësues i mirë është një dëgjues i mirë dhe që gjithmonë gjen kohën që t’u përkushtohet nxënësve të tij pavarësisht nga axhenda e ngarkuar. Nëse një mësues ka një ditë të keqe, askush nuk e di. Mësuesi nuk i përzien problemet e jashtme me shkollën.

4. Një mësues i mirë vendos pritshmëri të larta për të gjithë nxënësit

Ky mësues e kupton se pritshmëritë që ai ka për nxënësit e tij ndikojnë shumë në arritjet e tyre. Mësuesi e di se nxënësit në përgjithësi u japin mësuesve aq shumë ose aq pak sa pritet prej tyre.

5. Një mësues i mirë ka dashuri për të mësuarin dhe frymëzon nxënësit me pasionin e tij për asimin dhe materialet e lëndës.

Ai vazhdimisht e rinovon veten si një profesionist në kërkim për t’i ofruar nxënësve të tij kualitet më të lartë të arsimit. Ky mësues nuk ka frikë të mësojë strategji të reja mësimdhënie ose të përdorë teknologji të reja në orën e mësimit.

6. Një mësues i mirë është një udhëheqës i aftë

Ndryshe nga udhëheqësit administrativë, mësuesit efektivë fokusohen në vendimmarrjen e përbashkët dhe punën në grup, si dhe në ndërtimin e komunitetit. Ky mësues i mirë e përcjell këtë ndjenjë të udhëheqjes tek nxënësit duke ofruar mundësi për secilin prej tyre që të marrin rolet udhëheqëse.

7. Një mësues i mirë mund të “ndërrojë marshin” dhe është fleksibël kur një mësim nuk po funksionin.

Ky mësues vlerëson mësimin e tij dhe gjen mënyra të reja për të prezantuar materialin për të siguruar që çdo student të kuptojë konceptet kyçe.

8. Një mësues i mirë bashkëpunon me kolegët në mënyrë të vazhdueshme

Në vend të mendojë për veten si i dobët, sepse kërkon sugjerime apo ndihmë, ky mësues e sheh bashkëpunimin si një mënyrë për të mësuar nga një profesionist tjetër. Një mësues i mirë përdor kritika konstruktive dhe këshilla si një mundësi për t’u rritur si edukator.

9. Një mësues i mirë mban profesionalizëm në të gjitha fushat – nga pamja personale deri te aftësitë organizative dhe gadishmëria për çdo ditë. Aftësitë e tij janë shembullore, nëse ai flet me një administrator, një nga nxënësit e saj ose një koleg. Respekti që mësuesi i mirë merr për shkak të mënyrës së tij profesionale është i dukshëm për ata rreth tij.

Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë, si për mësuesit edhe për nxënësit e tij.

 (Portali Shkollor)

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook