Lidhu me ne

Kryesore

QSHA jep njoftim të rëndësishëm për maturantët: Si do të jetë i hartuar testi i Maturës

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, përmes një video-mesazhi ka dhënë disa detaje për maturantët në lidhje me strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020.

“Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total, numri i pyetjeve do të jetë 60”, nënvizon ajo në video-mesazh dhe sqaron më tej strukturën e testit:

Është llogaritur që pyetjeve me alternativa u duhet më pak kohë sesa pyetjeve me zhvillim. Prandaj, ka një kohëzgjatje deri në 2 orë dhe jo 2 orë e gjysmë. Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe. Dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen. Pra, nuk do ta shkruajnë atë. Koha është e mjaftueshme”,- shprehet Vrapi ndërsa nënvizon se “Nga përvoja që ka QSHA dhe pilotimi që është bërë, gjykohet se të gjitha pyetjet janë të realizueshme brenda këtij orari, pra brenda 2-orëshit”.

“Patjetër që ka pyetje që duan më pak kohë se sa 1 minutë, sikurse ka edhe pyetje që mund të duan 1-2 minuta”, thekson ndër të tjera Drejtoresha e QSHA-së dhe në fund të video-mesazhit informon të gjithë maturantët se koha e testit është mëse e mjaftueshme që ta mbyllin brenda orarit të caktuar.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook