Lidhu me ne

Kryesore

Rama i bëri Tiranës atë që nuk i bënë fashistë, nazistë e komunistë bashkë

Nga Briken Fejzullai

2 vjet Ministër Kulture, 11 vjet Kryebashkiak i Tiranës, 7 vjet Kryeministër dhe i bëri kujtesës së Tiranës, atë që nuk i bënë fashistë, nazistë e komunistë bashkë.

Hodhi në tokë, Kinema 17 Nëntorin. Fshiu nga faqja e dheut, Kinema Republikën. Asgjësoi Teatrin e Kukullave. La në mëshirë të fatit derisa u përmbyt, Bibliotekën Kombëtare. Zhduku me magji, Cirkun Kombëtar. Fali, Pallatin e Pionerëve.

Shk*rdheu Stadiumin Kombëtar, duke i hequr të vetmen pistë olimpike me parametra ndërkombëtare që kishim në republikë, për ta kthyer në qendrën e 157 tregtare të Tiranës e duke i vendosur atë simbolin fallik 30 katësh në cep (sepse as nuk e fsheh më, babëzinë dhe fodullizmin e vet).

Sot, ka në plan të shfarosë Muzeun Kombëtar, për të liruar vend për kulla të reja. Shtëpitë e fundit otomane të qytetit, po i rrafshon ditën për diell.

Dhe në krye të “listës së dëshirave” ka vendosur Teatrin Kombëtar, të cilit prej 20 vjetësh i ka në dorë fatin… por pasi nuk i ka ngulur një gozhdë të vetme “për shenjë” (as kur ishte ministër i kulturës, as kur ishte kryebashkiak i Tiranës e as sot që është kryeministër i vendit), vjen e na citon gaztorët e oborrit të vet, duke na treguar se godina është e amortizuar për mungesë mirëmbajtjeje dhe duhet shembur me patjetër, për t’u bërë me një teatër modern, me një tjetër qendër tregtare brenda, qendisur enkas për të.

E quajnë një herë dopolavoro e një herë kuti shkrepse, një herë haur asbesti e një herë kashtore… sepse e dinë mirë që vetëm duke i shembur emrin, mund të shembin më pas, godinën.

Por sot, nuk i ha më njeri që i ka dy pare mend, pallavrat e këtij artisti dështak. As të tijat e as të kryetarit të bashkisë, i cili po përdoret si masha e radhës, jo pa vetëdije. Sjellja e këtij të fundit, me demek si danoç që e do teatrin dhe Tironën, është po aq fallco, sa dashuria që kam unë për Tërpanin.

Na kanë vendosur dhe këto çapa-çula gazetarucë që mbajnë poshtë vetes, të na mbushin mendjen se e vjetra është keq. Të gjorat vemje pa karakter. Edhe kur do ikin nga kjo botë, do kenë nëpër gojë aromën e jashtëqitjes së shefave, për sa shumë i kanë lëpirë b*thën.

Tirana është “Caput Mundi” i shqiptarisë. Është qyteti, që priti dhe pret akoma sot mijëra njerëz, me dyert dhe zemrën hapur; siç priti tim atë, kur ishte njëzet vjeç. Është qyteti ku ai u njoh dhe u dashurua me mamanë time. Qyteti ku u linda dhe u rrita. Qyteti i fëmijërisë dhe adoleshencës time, mbushur plot me kujtime. Është qyteti ku u riktheva plot mall, pas viteve të emigrimit. Qyteti ku lindi im bir.
TIRONA, PËR MU O’ DASHNI! TIRONA O’ SHPI!!

Nuk besoj se ka ndonjë qytetar të Tiranës që do ishte kundër ndërtimit të një teatri të ri (do na mjaftonte që këta “ustallarët”, të vidhnin një km rrugë më pak), por sot e di edhe im bir 10 vjeç, që e vetmja gjë që duan me shpirt, është të grabisin truallin, ndërkohë që për Teatrin, nuk ua u ndjen hiç.

Edhe pse personalisht projekti i Bjarke-s më duket më shumë si qendër tregtare sesa teatër, unë nuk kam tagrin të gjykoj a është i duhuri apo jo sepse për këtë duhet një grup ekspertësh i përbërë nga arkitektë, urbanistë e artistë por fakti që nuk e ndërtojnë në bulevardin e ri, të cilin e inaugurojnë me bujë çdo 2 km të shtruar me asfalt, tregon qartazi, që nuk ua u ndjen as për Teatër e as për art.
Shpikin lloj-lloj formule/PPP-je/VKM-je për ta shembur e për të grabitur truallin, por thelbi është i njëjti. Këta, janë KÇK-ja e vërtetë e Shqipërisë!

Ndaj mund të sjellin çdo artist “të pavarur”, çdo Vllahutin apo Soreca, që të na mbushë mendjen se e bëjnë për të mirën e qytetit, por tashmë edhe më symbylluri nga adhuruesit e tyre, e ka kuptuar çfarë race janë!

Pushtuesit e vërtetë, të këtij vendi!
BARBARË!

Sot Teatri Kombëtar, nuk është më thjesht një çështje godine.
Është memoria historike e Tiranës që njihnim. Është dëshmi kulturore dhe artistike. Është shpirti i kujtdo që ka shkelur në atë sallë, që nga artisti më i madh, deri tek spektatori më i vogël. Është mundi i atyre që janë përleshur, kanë duruar tallje e ofendime, kanë kaluar netë pa gjumë e ditë të tëra në diell e në acar, duke bërë roje.

Teatri është kalaja e fundit e lirisë!
Është beteja, midis kujt e do akoma me të vërtetë këtë vend dhe atyre që në vend të ulin kokën e të punojnë për shqiptarët, e trajtojnë këtë vend si çifligun e tyre.
Ndaj reago sot, ose mos u qaj kur të vijë radha jote. Sepse është e sigurt që po vjen!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook