Lidhu me ne

Kryesore

Protesta tek Teatri, Rama: Policia me sjellje europiane, s’ka ushtruar dhunë


Kryeministri Rama, nëpërmjet një lidhje Live në News 24, reagoi lidhur me veprimet e policisë ndaj protestuesve dy ditë ditë më parë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Rama tha se policia nuk ka kaluar asnjë kompetencë dhe nuk ka ushtruar dhunë. Gazetarja Tufa, teksa i tregoi edhe pamjet e neutralizimit të gazetarit Alfred Lela nga policia dhe protestuesve të tjerë, të cilat i cilësoi të dhunshme, Rama i mohoi duke thënë se blutë e qytetit janë provokuar, madje e quajti sjelljen e tyre europiane.

“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën. Aty nuk kishte artistë e qytetarë, por kishte një grup politik. Edhe në Amerikë ka neutralizime normale, keni parë përpara Shtëpisë së Bardhë teksa shoqërojnë. Këto janë pamje të neutralizimit të personave që hidhen mbi policinë. Kjo është procedurë normale edhe në Europë”, tha Rama.

Kujtojmë se forcat speciale Renea ishte pjesë e aksionit të policisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kryeministri ritheksoi se nuk është ushtruar dhunë, dhe shtoi se zgjodhën orën 4:30 të mëngjesit pasi sipas tij, ishte koha ku mund të kishte më pak përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Kujtojmë se, aktivistë, artistë dhe drejtues të opozitës janë shqëruar nga policia gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook