Lidhu me ne

Sport

Këto janë esports në mobile që duhet të luani në 2020

mobile-esports-2020

Mobile esports janë bërë tashmë shumë popullore

Viti i fundit ka qënë padyshim shumë i madh për esports në mobile. Me evente që kanë mbushur stadiume dhe kanë tërhequr mbi 1 milionë shikues si në rastin e Free Fire World Series, si dhe me prize pool vazhdimisht në rritje, tashmë lojërat në mobile kanë konsoliduar vendin e tyre në esports.

Megjithatë, mobile esports kanë ende një rrugë të gjatë përpara. Për shumë lojëra si PUBG Mobile dhe Free Fire, 2019 ishte vetëm fillimi. Këto lojëra e nisën vitin duke inkurajuar audiencën e tyre gjigande të merrte pjesë në esports dhe e bënë këtë gjë me sukses, madje duke tërhequr dhe lojtarë të rinj.

Me ardhjen e 2020, disa lojëra në mobile kanë plane të mëdha për esports. Ja se cilat janë 7 lojërat të cilat fansat e esports duhet t’i hedhin një sy gjatë këtij viti.

PUBG Mobile

PUBG Mobile Club Open 2019 (PMCO) ishte një sukses i madh për sa i përket shikueshmërisë. Spring Split Global Final ishte eventi më i ndjekur i lojës me 596,824 shikues dhe kjo gjë duket se do të vazhdojë dhe në 2020. Tencent ka në plan të sjellë PMCO në formën e PUBG Mobile World League, me një prize pool mbi $5 milionë, më i madhi në esports. Gjithashtu, PUBG Mobile do t’i ofrojë kampionate të gjithë lojtarëve amatorë, përveç atyre gjysmë-profesionistë dhe profesionistë.

Brawl Stars

Brawl Stars është një nga lojërat e reja që kanë hyrë në esports. Loja MOBA është zhvilluar nga Supercell, krijuesit e mobile esports të tjerë si Clash Royale dhe Clash of Clans. Edhe pse loja pati evente të shumta që prej lançimit global vitin e kaluar, turnamenti i parë i Supercell, Brawl Stars World Finals 2019, u zhvillua në nëntor dhe tërhoqi 93,989 shikues. Për 2020, Supercell ka zbuluar Brawl Stars Championship, i cili do të ketë një prize pool prej $1 milionë, i cili mund të rritet deri në $1.5 milionë dhe pritet të kulmojë me 2020 World Finals.

Free Fire

Mobile esports më i madhë gjatë 2019 nga ana e shikueshmërisë ishte Free Fire. Garena e zbuloi eventin e parë ndërkombëtarë për lojën në fillim të 2019 me Free Fire World Cup, që u mbajt në Tajlandë dhe tërhoqi mbi 1 milionë shikues. Më pas, ata zhvilluan gjithashtu dhe Free Fire World Series 2019, e cila tërhoqi maksimalisht mbi 2 milionë shikues. Edhe pse Garena ende nuk ka zbuluar planet e tyre për esports për 2020, padyshim që kjo do të vijë së shpejti.

Call of Duty: Mobile

Edhe pse ka vetëm pak muaj që është lançuar, Call of Duty: Mobile është padyshim një prej lojërave më të mëdha për mobile, me mbi 170 milionë downloads. Edhe pse është pak herët për të filluar një skenë të mirëfilltë esports, duket se fansat janë padyshim entuziastë për këtë mundësi. Garena, e cila ka të drejtat e lojës në Azinë Juglindore, e ka vënë re këtë gjë dhe ka filluar të zhvillojë turnamente të ndryshme. Call of Duty: Mobile Creator Challenge nga WSOE ka qënë turnamenti më i madh deri tani, me një prize pool prej $30,000 dhe mbi 12 mijë shikues. Megjithatë, Activision ende nuk ka zbuluar asgjë zyrtare për të ardhmen e lojës, prandaj na mbetet vetëm të presim.

Clash Royale

Clash Royale pritet të ketë një tjetër vit fantastik me Clash Royale League në 2020. Edhe pse ende nuk dihet formati që do të përdoret gjatë 2020, pritet që ai të jetë i ngjashëm me atë të 2019. Clash Royale World Finals 2019 u mbajt në dhjetor dhe kishte një prize pool prej $400,000. Edhe pse pati një rënie shikueshmërie me thuajse 64% nga 2018, kjo erdhi pasi këtë rradhë Supercell nuk dha dhurata falas për lojtarët që ndiqnin livestream-in, gjë e cila padyshim që e rriti shikueshmërinë edicionin e kaluar. Loja ka një strukturë shumë të mirë esports dhe një bazë lojtarësh shumë të dedikuar e madje u transmetua edhe në televizor në ELEAGUE, prandaj e ardhmja duket e ndritur për Clash Royale.

Mobile Legends: Bang Bang

Mobile Legends: Bang Bang është një tjetër lojë që duhet t’i hidhni një sy. Ata kanë zhvilluar turnamente esports në Azinë Juglindore për më shumë se dy vite dhe zhvilluesi Moonton ka në plan ta zgjerojë edhe më shumë lojën në territore të reja. M1 World Championship pati një prize pool prej $250,000 dhe solli ekipe të tjera dhe nga SHBA, Brazili, Rusia dhe Turqia. M2 World Championship do të mbahet në Xhakarta, Indonezi. Megjithatë, ata tashmë duhet të përballen dhe me League of Legends: Wild Rift nga Riot Games, e cila do të lançohet në 2020, por edhe me konkurrentë të tjerë si Marvel Super War. Megjithatë, me ardhjen e MLBB 2.0, loja është një prej MOBA më të mira në treg.

League of Legends: Wild Rift

Loja e fundit në listë është League of Legends: Wild Rift. Edhe pse ajo nuk është lançuar ende, Riot ka premtuar se ajo do të vijë në 2020. Leak-et e lojës tregojnë se ajo është shumë e ngjashme me versionin në PC. Edhe pse është ende herët për të folur për esports, do të ishte shumë e çuditshme nëse Riot nuk do të kishte në plan të sillte esports për lojën. Sipas producentëve të Riot Games, nëse fansat duan të shohin turnamente esports, ata padyshim që do t’i sjellin.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook