Lidhu me ne

Kryesore

Shembja e Teatrit, Bujar Kapexhiu: Egërsira që u sulen njerëzve. Ideja e Ramës për ta ndërtuar diku tjetër, përversitet

Shembja e Teatrit, Bujar Kapexhiu: Egërsira që u sulen njerëzve. Ideja e Ramës për ta ndërtuar diku tjetër, përversitet

Aktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu e konsideron prishjen e teatrit si një tradhti dhe ajo që u bë me artistët si egërsi.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Kapexhiu u shpreh se për prishjen e Teatrit duhet të ishin konsultuar me artistët edhe me atë që ishin pro, edhe me ata që ishin kundër dhe më pas të vendosej.

Kapexhiu foli edhe për prapaskenaku në zyrat e partisë u sajuan dy lista, kundra dhe pro shembjes.

Bujar Kapexhiu: Kjo që ndodhi është një nga shëmtitë e radhës që ka ndodhur në këto 30 vjet demokraci. Të shumta kanë qenë, por kjo i vuri vulën. 

Kjo ndodhi në mënyrë shumë të beftë. E bënë në pabesi. Ishte një tradhti. Pse? Në momentin që ishin krijuar mendime ndryshe ndërhynë ndërkombëtarët.  Ndërkombëtarët ndërhynë për të bërë një tjetër bisedë, për të hyrë në një marrëveshje mes artistëve që ishin pro dhe kundër. Artistët duhet të kishin vendosur nëse duhej prishur apo nuk duhej prishur. Duhej ndërtuar apo diku tjetër. 

Në zyrat e partisë u sajuan dy lista, kundra dhe pro. Në momentin e fundit kur u shpall lista pro shembjes, filluan të dalin zëra që ne nuk kemi firmosur për shembje. Kur filloi të rrudhosej lista, se njerëzit po largoheshin dhe do të mbeteshin shumë pak dhe emrat e vërtetë do të largoheshin nga kjo listë  aty u trembën dhe thanë: Meqë dhe lista po shembet, ne të shembim teatrin. 

Në mënyrë makabre, një trajtim shtazarak, egërsira që sulen drejt njerëzve. Në mënyrën më të papërshtatshme, polici  nga të gjitha llojet. Aty ishin një grup artistësh, të cilët në mes të ditës mund të shkohej dhe të nxirreshin jashtë. 

Paturpësia më e madhe është kur dalin shefat dhe thonë që nuk ka patur dhunë. Kjo ishte sulmi, kjo ishte goditja pastaj vinte vrasja. Aty kishte edhe njerëz me armë. 

Pse e bënë befasisht? Pse nuk na mblodhën ne artistët dhe të vendosnin. Ndoshta ata që ishin kundër shembjes mund të bindeshin nga inteligjenca e grupit tjetër, nga argumentimit dhe ne mund të thonim, po, le të prishet. Ne çdo ditë bisedonim me njëri tjetrin dhe bisedonim pse duhet të jesh kundër dhe pse pro.  Në mënyrë publike ne të diskutonim, kush janë të mirat dhe kush janë të këqijat, pse duhet të ndërtohet një teatër këtu dhe pse jo diku tjetër. 

Idenë e kryeministrit për ta rindërtuar Teatrin diku tjetër dhe në shërbim të fëmijëve, Bujar Kapexhiu e quan perversitet.

Bujar Kapexhiu: Plani i qeverisë për ta ndërtuar këtë godinë në një vend tjetër. Është perversitet, është absurditet për tu tallur me artistët dhe qytetarët. Absurditeti fillon këtu: Ndërtohet në 2020 një arkitekturë që këta e quajnë fashiste, për fëmijët, që fëmijët e duan modernen. Parlamenti shqiptar i atyre burrave të mençur dhe dinjitoz u bë teatër kukullash. Kjo nuk është nga mosdija, por qëllimisht.  Atë ndërtesë që kërkon ta ndërtojë për fëmijët ta ndërtojë aty ku ka qenë, siç ishte.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook