Lidhu me ne

Aktualitet

Një idiotsi e ministrisë, ndryshon jetën e të riut

Një idiotsi e ministrisë të ndryshon jetën e të riut

Nga Artan Fuga-

Mos të mendojë kush që maturantët protestojnë dhe janë të pakënaqur thjesht për cilësinë e pyetjeve të provimit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë! Kur lexova sesi dje politikanë të ndryshëm merreshin me anët teknike të tezës të letërsisë, nga politikanë ktheheshin në specialistë gramatike, zura kokën me duar! Pavarësisht si e shprehin stresin e tyre të tmerrshëm, që pashë të shprehur dje.

Qesharakja, e papranueshmja, e hidhura, abuzimi me ta, loja e shoqërisë me ta, është se kanë ndërtuar një sistem arsimor, që po qe se maturanti ngatërron në një orë të caktuar të një dite të vitit, qoftë vetëm një pasthirmë me një apostrof, nuk di mirë kuptimin e një fjale dialektale në pogradecisht, nëse ku e di unë, litotën gabimisht e klasifikon si metaforë, atë çast ke ikur ta zemë nga mjekësia si formim universitar – në sociologji, nga zooveterinaria – në stomatologji, nga informatika – në ekonomi.

Me një fjalë për një sekondë dhe për gjëra fare pa vlerë, të ka ndryshuar jeta; njerëzit që do të njohësh, profesioni që do të bësh, gjithçka për të gjithë shekullin!

Të hedh ministria nga t’ia dojë qejfi, të hedh pushteti nga t’ia dojë vullneti i çmendur. Si thoshte ai filmi socialist: Neimin e hedhin në Kurbnesh!

Nga ky budallallik, nga kjo skizofreni institucionale, nga kjo poshtërsi e filozofisë së jetës, nga kjo tallje dhe lojë nervash me maturantët, del sot e gjithë drama e tyre!

Kjo ishte metoda e kohës së totalitarizmit që na jepte ankth, stres, na përkulte, na përulte para atij pushteti kur pikërisht ishte koha për t’u rritur si filiza të lirë!

Kjo metodë e ndyrë përdoret edhe sot ndaj tyre, i mban në zap, i kthen në anëtarë forumesh rinore partiake, i bën servilë dhe të mpirë nga ana sociale, prodhon dukurinë e vjedhjes dhe hajdutllikut duke i nxitur ata drejt egos të sëmurë, kontrollon politikisht ata dhe prindërit e tyre, e bën mësuesin a mësuesin Lucifer që të shkatërron jetën, kasap pa dashje, shkatërron mekanizmin e vërtetë të seleksionit të vlerave, u jep stresin e rëndë kriminal që pashë të skalitur në fytyrat dhe sjelljen e tyre të dlirë në rrugën e Durrësit,
dhe prandaj unë i kuptoj, i mbështes, u qaj hallin dhe bërtas:

Mjaft lozët me nervat e tyre, me dinjitetin e tyre! Me fatin e tyre në jetë!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook