Lidhu me ne

Aktualitet

Një pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e Ramës

Andi Bushati

Një pjesë e gazetarëve shqiptarë dhe e shoqatave për lirinë e mediave po brohorasin si një fitore të angazhimit të tyre, konkuzionet e Venesias kundër paketës antishpifje. Fakti se nga juristët e regjur të komisionit u fshikullua roli i institucioneve të “pavarura”, si “AMA”, se u kundërshtuan gjobat e larta që rrezikojnë mbylljen e mediave on line, apo shmangia e gjyqësorit në zgjidhjen e konfikteve mes gazetarëve dhe “viktimave” të punës së tyre, me sa duket e varrosi përfundimisht këtë projekt të çmendur të qeverisë.

Madje, thirja për vetërregullim nga komuniteti i gazetarëve dhe jo nga politika, i dha fund një përpjekje autokratike për kontrollin e mediave të reja.

Por, sado e fortë të jetë fitorja e pushtetit të katërt ndaj atij politik, rëndësia e kësaj beteje nuk qëndron në ngadhënjimin e fjalës së lirë.

Opinioni i fundit i Venecias nuk ka vlerë vetëm se shërbeu si një mburojë për mediat on line (kazanët sipas Ramës), por se me anë të tij ne dekriptojmë më mirë fytyrën e regjimit që kemi mbi krye.

Në këtë kuptim, ai nuk duhet duhet parë i shkëputur nga leximet e fundit që komisioni i ka bërë realitetit shqiptar.

Fillimisht ky grupim me përvojë juristësh ndërkombëtarë arriti në konkluzionin se pretendimet e ngritura nga rilindja për shkarkimin e presidentit të republikës, nuk përbënin shkelje serioze. Pra në një kohë kur në Shqipëri bëhej gurguleja se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën duke dekretuar një datë tjetër për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Venecia as nuk mendonte kështu, dhe as gjente justifikime të vlefshme që Edi Rama të kapte edhe presidencën.

E njëjta situatë u përsërit edhe për emërimet e Gjykatësve të rij kushtetues. Tentativa e shumicës parlamentare për ta kapur këtë institucion, përmes lojrave meskine të Adrian Dvoranit, i cili në bashkëpunim me parlamentin donte të shpinte në këtë gjykatë besnikët e partisë, u fshikullua nga ky komision. Venecia në dokumentin e saj vulosi se rruga e ndjekur nga KED dhe parlamenti “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet… ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Pra, për atë që ka ndodhur realisht në Shqipëri gjatë vitit të fundit (qershor 2019-qershor 2020) Venecia na ka dhënë një pasqyrë të qartë. Ajo në thelb na ka treguar se pushteti i Edi Ramës, po kërkon të mposhtë me rrugë ekstraligjore të gjitha kundërpushtetet në vend, edhe mediat edhe gjykatën madje edhe të shkarkojë kreun e shtetit.

Mënyrë më të mirë për të kuptuar se po kalojmë nga një sistem monist drejt një regjimi autokratik nuk ka. Pas portretizimit të errët që i bënë gazetat më të mëdha perindimore, pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ish artistit që u shndërrua në një politikan ‘barbar” (lexo linkun poshtë), dokumentet që na ka shpalosur para syve Venecia, janë pasqyra më e panshme për të kuptuar trokitjen e një diktature.

Dhe për këtë nuk është nevoja të besohen as kazanët vendas, as makineria opozitare e baltës. Mjafton të shfletosh shtypin e huaj dhe sidomos, juristët me reputacion ndërkombëtar, që na kanë lënë mbi duar, opinionet e fundit nga Venecia.

©Lapsi.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook