Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Braktisja e Veriut nga Rama, kriminale

“Shkodra dhe Lezha me numrin më të lartë të viktimave”, Berisha: Braktisja e Veriut nga Rama, kriminale dhe licencë për përhapjen e virusit

berisha-sali-berisha-696×385 | Tetova1

Foto Ilustruese/ Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas statistikave të publikuara nga INSTAT, të cilat raportojnë për një rritje të nivelit të vdekshmërisë në Shkodër dhe Lezhë, për shkak të efekteve të COVID-it.

Sipas Berishës, braktisja e Veriut është një politikë kriminale e Ramës, dhe “liçensë” për COVID-in që të përhapet dhe marrë qindra jetë njerëzish në këto rrethe.

Ish-kryeministri deklaron se: “Skandali i fshehjes së vdekjeve nga COVID-19 po arrin kulmin në veriun e vendit”.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Rritje dramatike me 41 dhe 46% e vdekshmerise perkatesisht ne Shkoder, Lezhe.

Vdekjet ne keto rrethe nga covid-19 jane 4 here me te larta se ato te raportuara.
Braktisja e Veriut nga Edvini, politike kriminale, liçence per virusin per tu perhapur dhe per te marre qindra e qindra jete njerezish ne keto rrethe.

Miq, skandali i fshehjes se vdekjeve nga covid19 arrin kulmin ne veriun e vendit. Nga Instituti i Statistikave njoftohet se Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019.
Keshtu te dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar mbi statistikat e INSTAT për vdekjet në tremujorin e tretë dhe popullsinë sipas qarqeve tregojnë se rritjen më të lartë të jetëve të humbura në vend në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë e kishte Shkodra me një shtesë prej 8.4 vdekjesh për 10 mijë banorë. Në këtë qark, në tremujorin e tretë u raportuan 577 vdekje gjithsej, me një rritje prej 41%, ose 169 vdekje më shumë se sa ne korrik-shtator te vitit 2019.

E dyta, sipas të njëjtës llogaritje është Lezha (me një shtesë prej 7.8 për 10 mijë banorë), që ka parë një rritje të vdekjeve me 46% në krahasim me tremujorin e tretë te vitit 2019.
Keto te dhena jane deshmi e braktisjes se madhe te Veriut te vendit nga Edvin Kristaq Urrejtja ne kohen me te veshtire te tyre pandemise se covid19, te kufizimit maksimal te testimeve duke kulmuar me rastin e 18 testeve per 13 te semure ne Shkoder.

Kjo vdekshmeri, me e larta ne Shqiperi eshte gjithashtu rezultat i mospergjigjes nga 127 e drejtorit peng i Edvinit ndaj kerkesave te qytetareve per ndihme ne keto rrethe.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim politik çnjerezor perçares te Edvin Urrejtjes qe kushtojne qindra jete njerezish. sb

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook