Lidhu me ne

Kryesore

Shko në paqe Xhulio ! Siç e gjete e le policinë. Për të paprekshmit, duhen të paprekshëm.

Xhulio, një nënkomisar në tentativë që paguhej 19 mijë lekë të reja

Nga Anila Hoxha –

Dy fjale per Xhulion dhe…. për këdo që dyshon pse nuk arrestohen bossët, por vetëm kundravajtësit.

Xhulio Prela, me detyrë polic i Forcave të Ndërhyrjes se Shpejtë u vra në rrethana ende te paqarta, nga autorq ende te pagjetur. Derisa çështja te zbardhet kushdo ka te drejtë të besoje se Xhulio, 26 vjevc, është ekzekutuar për shkak të detyrës.

Një polic që u përpoq të merrte gradën e nënkomisarit, ndaj dhe hyri ne Akademinë e Sigurisë. Nje polic që si edhe ata shokët e kursit në akademi, apo edhe paraardhesit që shteti kërkon t’i shkolloje dhe ti trajnojë me fjalën e fundit te ekspertizës, por që sakaq ua nderpret rrogën gjate kohës që ata jane edhe policë edhe studentë.

Një nënkomisar i tille ne tentativë gjatë kësaj kohe, që shkon me ndërprerje në pune paguhet vetëm 19 mijë lekë të reja. Dhe duhet te mbijetojë me 19 mijë lekë, pasi siç belbëzohet për çfare i duhen lekët me shumë një polici ne akademi kur edhe pilafin dhe çajin ua paguan shteti.

Vërtet për çfarë?

“Xhulio fjalëpakti”, e pershkruan shoku i tij në një drejtori qarku.. ..Xhulio i qeti.

“Por Xhulio ditet e fundit kishte kërkuar borxhe tek të afërmit”, pëshpërit një tjetër duke dredhur duhan.

Është dita e lamtumirës së 26- vjeçarit që për gjashte vite e deshi policine, e deshi uniformen, sic e do kushdo qe mendon se nga ajo uniforme nis besimi ne shtet.

Në shtëpinë përdhese dhe modeste të prindërve në periferi të Tiranes shoket e tij ne te njejtin rang me te kane ardhur t’i thonë “Shko në paqe Xhulio”. Por asnjë shef. Asnje i rëndesishëm nuk e kaloi deri mbasdite vone ate prag dere, ate derë polici qe kemi të drejtë të besojmë që u vra si polic derisa te zbardhet e kundërta , siç jane pistat që qarkullojne qe nga vrasja rastësore, vrasje për mosmarrëveshje borxhi , vrasje se pati nje konflikt kur ishte polic në Lezhe dhe e përcollen polic në Shkoder. …

Sikur konflikti i Lezhes te kish qene aq vdekjeprurës, se si mund ta shpetosh policin duke e levizur nga Lezha e duke e cuar ne Shkodër, ani pse kalon nëpër Lezhe , nuk di ta shpjegoj.

Xhulio fjalepaketi ishte polic , nga inspektor ai fitoi provimin promovues dhe vazhdoi spiralen e karrieres ne polici, megjithate nderkohe paguhej vetem 19 mije leke te reja. Shteti po e trajnonte dhe per tre vjet ai do kishte kete rriske buke. Vertet , ç’i duheshin me teper? Pilafin ua jepnin ne Akademi.

Andaj ji i lumtur ti polici baze, je mire aty poshte.

Ceshtja e meritokracise , e  gradave , drejtimi dhe lidershipi ne polici nuk ka gjetur ndonjehere zgjidhje. Vitet e fundit edhe pse ligji eshte si e bardha ne te zeze, miq e stermiq po qerasen fillimisht duke u emeruar ne poste drejtuese ndonëse nuk e meritojnë në përputhje me gradën.  Mandej ngjiten e ngjiten me poste dhe grada qe ua fal gjykata. Eshte kthyer ne mode. E si mund ta duash mandej te aftin  te drejtin, a atë policin qe ndjek zinxhirin e karrieres per vite e vite! 19 mije leke i dalin e i mjaftojnë !! Kot shkon ne Akademine e Sigurise, kot ndjek programet dhe zbaton pike per pike ligjin per të ardhmen ne polici. Do zvarritesh vazhdimisht mes pilafit dhe gradave qe do te duhen 20 vjet qe ti fitosh dhe pastaj vjen nje tjeter, te fton te heqesh dore nga grada, ose te degdis diku dhe pastaj sipas pozicionit ti ndeshkohesh me ulje ne grade.

Ose ndodh keshtu, police qe pasi kalon koha dhe shuhet meria, ata kokeulur i drejtohen gjykates. Por kesaj radhe jo per ta fituar graden se u emeruan shefa dhe sheflleku kombinohet me nje grade qe duhet falur apriori. Por sepse jane ulur ne grade dhe kerkon t’i kthehet dinjiteti nga kjo tallje

Po ç’na duhen të tëra këto, kujt i behet vone per biseda gradash  dhe shefash?

Vertet , pilaf dhe caj ti servir akademia. Nga ketu mandej kerkojme polici efektive, me drejtues te afte, shefa komisariatesh qe nuk kompromentohen dhe as blihen. Mund te behet e besueshme, por jo ketu.

Sepse ..

Gradat e falura sa andej këtej, promovimi i pamerituar sa andej këtej dhe si të mundemi , sjell nje polici te kapur, të pazonja per te arrestuar dhe mbajtur qendrim te njejte si me ate qe nuk vendos rripin dhe me ate qe eshte influent në krim.

Shko në paqe Xhulio ! Siç e gjete e le policinë. Për të paprekshmit, duhen të paprekshëm.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook