Lidhu me ne

Kryesore

Protesta për Klodian Rashën, pushton mediat ndërkombëtare: E papranueshme vrasja e një qytetari!

Protesta për Klodian Rashën, pushton mediat ndërkombëtare: E papranueshme vrasja e një qytetari!  

Protesta e organizuar një ditë më parë në shenj revolte për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka tërhequr vëmendjen edhe në mediat ndërkombëtare. Ato kanë përshkuar me detaje hap pas hapi protestën e cila nisi para Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi të Drejtoria e Policisë.

“Qindra shqiptarë protestuan të mërkurën mbi humbjen fatale të 25-vjeçarit i cili u vra nga polici, pasi shkeli shtetrrethim e vendosur për shkak të pandemisë”, shkruan The Washington Post.

Protestuesit, të cilët kundërshtuan  hodhën gurë zjarr ndaj policisë, Ministrisë së brendshme, bashkisë së Tiranës dhe ndërtesave kryesore të qeverisë.

Ata gjithashtu u përpoqën të futeshin me forcë në ministri dhe kompleksin qeveritar që përfshin zyrën e Kryeministrit Edi Rama. Policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai tha për Associated Press se nëntë oficerë u plagosën, po ashtu makinat e parkuara të policisë u dëmtuan.

Ministria e Shëndetësisë tha se dy protestues u plagosën gjithashtu. Ajo shtoi se një nga oficerët e policisë ka pësuar dëmtime  serioze dhe do të kërkojë operacion.

Një deklaratë e policisë u bëri thirrje organizatorëve të protestës, të cilët përdorën mediat sociale për të mobilizuar demonstruesit, për të ndaluar thirrjet për dhunë.

“Episodi i papranueshëm i vrasjes së një qytetari nga një oficer policie, nuk mund të shfrytëzohet si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër, për të plagosur rëndë zyrat e policisë dhe për të dëmtuar pronën publike dhe private,” tha deklarata, shkruan AP.

Klodian Rasha u qëllua për vdekje gjatë në orët e para të mëngjesit të së martës pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për të ndaluar dhe sipas policisë, ai kishte ikur me vrap.

Duke thirrur “Rama ik!” dhe “Unë jam Klodian”, protestuesit – shumica e të cilëve nuk kishin maska ​​- i vunë flakën një peme të Krishtlindjes jashtë ndërtesës kryesore të qeverisë dhe më pas e rrëzuan atë.

Ata gjithashtu dëmtuan dekorimet e Vitit të Ri në sheshin kryesor Skënderbej. Më vonë protestuesit u zhvendosën në stacionin e policisë së Tiranës dhe dogjën koshat e plehrave, thotë Daily Mail.

Miqtë e Rashës kërkuan që oficerët të mbanin përgjegjësi. Media lokale fillimisht citoi një vajzë që pretendonte të ishte motra e Rashës, por më pas u tërhoq duke thënë se Rasha kishte vetëm dy vëllezër.

Kryeministri Rama është në Shtetet e Bashkuara ku të mërkurën ai u takua me zyrtarë të Pfizer, duke u përpjekur të sigurojë dërgesat e vaksinave për Shqipërinë”, përfundon artikulli.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook