Lidhu me ne

Kryesore

COVID-19 në Shqipëri: Një bilanc me të dhëna tronditëse

Erion Dasho
Erion Dasho

Me ardhjen e fundvitit, kur bota përballet prej 1 viti me pandeminë COVID, dua të risjell në vëmendje dy tregues që të vetëm provojnë dështimin e thellë të përgjigjes shqiptare ndaj epidemisë:

1. Sot Shqipëria raporton mbi 1,100 vdekje. Në se kjo shifër korrigjohet bazuar në dy tregues tashmë të provuar katërcipërisht, vdekjet e raportuara nga INSTAT dhe ato të denoncuara nga opozita, numri i vdekjeje nga COVID shkon minimalisht në 2,600, pa llogaritur qindra vdekje në shtëpi nga tetori e deri tani. Kjo e vendos Shqipërinë midis 15 vendeve më të prekura në gjithë botën.

2. Të lënë në mëshirën e fatit (tekave të virusit) nga qeveria e tyre, shqiptarët kanë harxhuar deri tani mbi 100 milionë euro për testim në privat, trajtim në shtëpi, blerje pajisjesh dhe medikamentesh që mungojnë nëpër spitale, për pagesa nën dorë e rryshfete, si dhe për trajtim në spitalet private apo deri në Turqi, Itali e Austri. Kjo situatë është e paprecedent në Europë dhe për të gjetur të ngjashmen e saj duhet t’i drejtohesh kontinentit afrikan.

Për mendimin tim, arsyet kryesore që e sollën situatën në këtë pikë janë si vijon:
1. Qeveri e papërgjegjshme.
2. Komitet i paaftë.
3. Sistem shëndetësor i shkatërruar.
4. Komunitet shkencor inekzistent.
5. Bluza të bardha të frikësuara deri në palcë.
6. Opozitë që ka toleruar përtej kufirit të arsyeshëm.
7. Qytetarë që janë mësuar të durojnë çdo padrejtësi që u bëhet.

Në ditët që vijojnë do të mundohem të trajtoj disa prej këtyre temave, duke propozuar edhe rrugëzgjidhjet përkatëse. Shërim të shpejtë pacientëve-viktima të këtij sistemi të kalbur shëndetësor dhe kësaj qeverie/ministrie të papërgjegjshme.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook