Lidhu me ne

Temporal

Studiuesja hungareze: Ismail Qemali ishte mason

A ishte mason Ismail Qemali? | Gazeta Dita

Nga: Fatmira Nikolli*

Studiuesja hungareze: Ismail Qemali ishte Mason! - Telegrafi

Një prej kumtesave të mbajtura në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka qenë ajo e studiueses hungareze Zsófia Turóczy, e cila është marrë me teorinë që Ismail Qemali ka qenë mason. “Në prezantimin tim dua të merrem me shqiptarët, të cilët janë paraqitur në historiografinë përgjithësisht si masonë: Ibrahim Temo dhe Ismail Qemali. Unë dua ta shpjegoj e diskutoj gjendjen e hulumtimeve mbi këtë çështje, sepse kërkimi aktual i ka ende informacionet kundërthënëse për këtë lëndë dhe dua këtë ta plotësoj me kërkimet e mia. Unë përpiqem tu përgjigjem këtyre çështjeve: Çfarë argumentesh janë pro dhe kundra, që ata ishin masonë? A ishin rrjetet e masonëve me rëndësi për aktivitetet e tyre në kontekstin historik dhe në identitetin e tyre kombëtar e kulturor? Çfarë roli mund të ketë luajtur masonëria në Rilindjen Kombëtare?”, citohet të ketë thënë studiuesja, sipas faqes së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në kumtesën e titulluar “Masonët shqiptarë në Perandorinë Osmane?”, ajo ka thënë se objekti i disertacionit të saj është rrjeta e masonëve në Evropën Juglindore në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX. “Masonëria ishte (dhe është deri tani) një lëvizje shoqërore dhe politike me rite mistike, që lindi në Evropë në shekullin XVIII midis aristokracisë dhe borgjezisë. Nga njëra anë masonëria ndiqte idetë utopike: Ajo deshi ta përmirësonte botën dhe të krijonte një vëllazëri universale mbi baza të Revolucionit Francez ‘Liri, Barazi, Vëllazëri’, nga tjera anë masonëria u përpoq të ushtronte ndikim mbi proceset shoqërore, politike dhe kulturore në shërbim të organizatës së masonërisë ose e para të shtetit ose të kombit të vet”, ka thënë Zsófia Turóczy. Konkretisht, studiuesja në kumtesën e saj është marrë me dy figura të Rilindjes Kombëtare: Ismail Qemali dhe Ibrahim Temo.

“Çështja qendrore e studimit tim është: A ishte masonëria një bashkësi utopike ose arenë për luftërat për pushtet? Vëmendja kryesore përqendrohet mbi Mbretërinë e Hungarisë dhe Perandorinë Otomane. Masonëria në Perandorinë Otomane është përhapur qysh në shekullin XIX dhe besohet të kishte masonë ndër shqiptarë veçanërisht nga personat më të veçantë të Rilindjes Kombëtare dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, por edhe në shërbim të Perandorisë Otomane dhe midis Xhonturqit, ngaqë idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës”, ka deklaruar Zsófia Turóczy.

Deklaratat janë bërë në Prishtinë të martën nga studiuesja hungareze Zsofia Turoczy në edicionin XXXV të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës. “Si myslimani i parë që ndiqte gjimnazin e njohur grek ‘Zozimea’, fliste shumë gjuhë, ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe dhe bëri karrierë të madhe si diplomat osman. Prandaj u shkëput prej Portës së Lartë dhe prej idesë osmane dhe bëri luftën për një shtet shqiptar të pavarur. Ky nuk është një burim i sigurt, por sipas Lozhës së madhe të Shqipërisë ai ishte mason”, ka thënë Turoczy. Ajo ka thënë se sipas librit të Necip Alpanit, kryeministri shqiptar bashkë me admiralin amerikan Lang dhe ambasadorin britanik Charles Gordon ishin masonë.
REAGIMET
“GSH” ka kontaktuar dje prof.Nevila Nikën, ish-drejtore e Arkivit Qendror të Shtetit për ta pyetur për çështjen. Nika ka mohuar të ketë hasur ndonjëherë një teori të tillë. “Nuk e kam hasur asnjëherë këtë hipotezë. As në dokumente, as në letra, as në libra, ku kam lexuar kritika të ndryshme nga kundërshtaret e Ismail Qemalit, por në asnjë prej tyre, nuk është përmendur ndonjëherë Ismail Qemali si mason. Unë kam hasur për shembull që Terenc Toçi përmendej si pjesë e Grand Lozhës së Orientit, por jo për Ismail Qemalin”.
Të njëjtin qëndrim ka pasur edhe studiuesi Niko Kotherja. Ai tha dje se nuk e ka hasur asnjëherë të shkruar një hipotezë të tillë.
Më tej “GSH” ka kontaktuar pinjollin e familjes së Ismail Qemalit, Darling Vlorën. Në një prononcim për “GSH” ai tha se nuk ka dijeni për një teori të tillë. “Janë thjesht mendime të pabazuara. Në ‘kujtimet’ e tij Ismail beu nuk thotë asnjëherë që mund të ketë qenë mason. Ai ka pasur mjaft miq, personalitete të njohur të kohës, burra shteti mjaft përparimtarë, që kanë qenë masonë, por për vetë atë nuk ka asnjë dëshmi që ta vërtetojë. Në ‘kujtimet e tij Ismail beu nuk e përmend asnjëherë që mund të ketë qenë mason’, tha dje Darling Vlora, stërnipi i Ismail Qemalit.
Vetëm Auron Tare i kontaktuar nga “GSH”, tha se e ka hasur një teori të tillë në dokumentet angleze, ku ai përmendej si pjesë e Lozhës së Orientit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook