Lidhu me ne

Kryesore

Marku: Qeveria dështoi me 20 cm borë, nëse PD nuk sjell ndryshim, ikim

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku, komentoi situatën e krijuar nga moti i acartë, që ka përfshirë vendin në këto ditë shkurti.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Marku i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë firmat e mirëmbajtjes së rrugëve, bashkitë dhe koncesionarin e Rrugës së Kombit, pasi sipas tij, nuk reaguan në kohë për të parandaluar situatën.

Sipas Markut, situata në vendin tonë nuk është emergjente, pasi ka rënë vetëm 20 centimetra borë, por mosreagimi i firmave bëri që të krijohej kjo situatë, me rrugë të bllokuara dhe fshatra të tërë të izoluar e pa drita.

“Nuk janë të tepruara polemikat për motin e keq, sepse prej dy ditësh është bllokuar gjithë qarku. Dje ishte bllokuar aksi Milot-Lezhë, ishin bllokuar të gjitha rrugët e qarkut. 20 centimetra borë në vende të ndryshme, si Kosovë, Mal të Zi, etj. bien edhe në prill, por nuk bllokohen rrugët. Kjo kohë ishte e parashikuar dhe kishte 20 cm borë, që nuk shkakton asnjë problem. Ishin 20 cm borë dhe u bllokua gjithë qarku. Kjo do të thotë se ka korrupsion. Janë kontraktuar firmat për të mirëmbajtur rrugët, por nuk e bëjnë këtë, sepse nuk ka kripë. Po hodhe kripë para se të bjerë borë, nuk ka ngricë. Problemi është se pushteti lokal dhe qeveria dështuan me 20 cm borë. Ti lësh qytetarët në mëshirë të fatit kjo është katastrofë.

Kemi korrupsion të tmerrshëm. Firmat thonë se po punojnë pas dy ditësh për të mirëmbajtur rrugën, kur duhet bërë që kur nis bora. Ka fshatra, i gjithë Kurbini, që është pa drita dy ditë. Nëse ne nuk paguajmë dritat, gjobitemi dhe shkojmë në burg, po shtetin kush e gjobit? Gjithë ato kompani që kanë marrë tenderat, por edhe bashkitë, edhe koncesionari për Rrugën e Kombit, duhet të shkojnë në Prokurori. Gjithë fshatrat janë të izoluar. Mund të ketë njerëz të sëmurë. Janë të gjithë fshatrat e qarkut të izoluar. Sot po të sëmuret një njeri, vdes. Për këtë i them Prokurorisë të nisë hetimet dhe të cojë para drejtësisë të gjithë ata që janë paguar për këtë punë, për t’iu përgjigjur situatave emergjence. Kjo nuk është situatë emergjente, me 20 cm borë, por shteti nuk funksionon”, tha Marku.

Si po shkon fushata?

Po takoj njerëz, po tmerrohem nga problemet që kanë. Janë qytetarë të lënë në fatin e tyre nga shteti. Këtu në qendër është ai që qeveris. Duhet të pasurohet ai që qeveris.

Çfarë pritshmërishë keni, pasi pamë zgjedhjet në Kosovë? Do kemi fushatë dhe zgjedhje të qeta?

Situatën e qetë zgjedhore e garanton qeveria. Nëse këta mendojnë, sic mburren, se ne do i blejmë votat, se këtë e thonë hapur kudo, unë mendoj se kurrë nuk mund të blihet predispozita e njerëzve për të ndryshuar qeverinë. Kjo që ndodhi në Kosovë është shpresë. Edhe po të bllokosh të gjitha rrugët për ndryshim, absolutisht që njerëzit vendosin për ndryshimin.

Mendon se PD është Vetëvendosja?

Jo, është parti tjetër. Por PD ka marrë përsipër të bëjë ndryshimin dhe po e tregon edhe me programin. Vetëvendosja është parti e majtë, i referohet vlerave të majta. Unë nuk e kam problemin me të majtën, por me mënyrën si qeveriset vendi. Një qeverisje mund të ketë gabime, por nëse PD me qeverisjen e vet vazhdon përsërit të njëjtat gjëra dhe nuk tenton atë ndryshim, për të cilin votohet, duhet të ikë. Një qeveri e mirë matet nga rezultatet, jo nga fjalët. Kemi 8 vite që dëgjojmë Ramën, por gjendja është ekonomi e shkatërruar, jetë e rrënuar.

Kanë iku 25% e popullsisë nga Lezha. Kur ka ikje në mënyrë masive, do të thotë që gjendja është rëndë. Problemi shtrohet, duhet të ikim ne, apo qeveria. Të ikë qeveria, jo qytetarët. Unë do doja të fitonte LDK, por për shkak se për 20 nuk ka ndryshuar asgjë, njerëzit zgjodhën Albin Kurtin, që është preteksti për ndryshimin. Duhet të krijojmë premisa ndryshimi. Unë e kam thënë edhe për PD para 8 viteve, se nëse qeverisim kështu, do të ikim. E mira është të krijojmë një model tjetër. Nëse nuk e krijojmë këtë model dhe të marrim përgjegjësi për gjendjen e vendit, normal që duhet të ikim.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook