Lidhu me ne

Kryesore

Raketat ruse dhe studentët kërcënojnë Rexhep Erdoganin

Nga Franco Venturini

Raketat ruse kërcënojnë Rexhep Taip Erdoganin. Nuk do të deshim të ishim keqkuptuar: edhe se kundërshtarë në Libi. Rusia dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira. Raketat në fjalë, shumë të rrezikëshmet kundëajroret S – 400, janë blerë nga Ankaraja me përpikmëri të dorëzuara nga Moska. Por efekti I tyre, më parë se të jenë rrjeshtuar, ka qënë shpërthyes.

SHBA të Trump-it e kanë përjashtuar Turqinë nga zhvillimi i bombarduesve gjuajtës F 35 (të porositura edhe nga Italia), aeroplanët që pjesërisht Ankaraja i kishte paguar nuk janë dorëzuar, e tani Erdogani druan se Bideni do t’a përforcojë ndëshkimin. Aq më tepër se turqit po trajtojnë me Moskën të tjera blerje, pa çarë kokën se janë antarë të NATO-s dhe as papërputhshmërinë e hamendësuar mes S-400 dhe armatimeve të Aleancës Atlantike.

Erdogani, duke e parë punën pisk, ka kërkuar mirëkuptim n’Evropë, duke ndërprerë  menjëherë polemikat e madje dhe sharjet e shkëmbyera me Parisin kohët e fundit. Të dërguarit turq nuk kanë lënë pa i u kujtuar bashkëbiseduesve të tyre (kjo gjë intereson edhe Italinë) që tre milion të ikurish sirianë dhe afganë, janë “mikpritur” në Turqi në shkëmbim të financimeve bujare. Porta mund të hapet… Por evropianët nuk janë joshur duke i kujtuar Erdoganit veprime konkrete të pajtimit.

E si të mos mjaftonte, i forti i Turqisë duhet të bëjë hesapet tani  edhe me trazirat në frontin e brëndshëm. Gjithshka filloi kur një korier politik është emëruar rektor i Universitetit të çmuar Bogazici. Demostratave të studentëve policia i u përgjigj me qindra ndalime, dhe nja njëzet djemsh e vajzash janë vënë nën hetim me padinë “pjesëmarrje në manifestime të paligjëshme dhe qëndresë kundër arrestimit”. Kërshëri, akuzat janë të njëjta me ato të sanksionuara në Rusi kundër demostruesve pro-Navalny. Nga ana tjetër raketat S-400 nuk janë lidhja e vetme ndërmjet Putinit dhe Erdoganit.

“Corriere della sera”

Përktheu Eugjen Merlika /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook