Lidhu me ne

Kritike

E pistë, e qelbur, e shëmtuar!

Dr. Ramadan Çipuri - Konferenca shkencore "25 vite Drita Islame" - YouTube
Ramadan Cipuri

E pistë, e qelbur, e shëmtuar!

Shkurt, UNË NUK I BESOJ as drejtësisë shqiptare, as reformave që pretendohet se po ndërmerren!Vendimi i KPK për shkarkim nga detyra të prokurorit #BledarMaksuti hedh poshtë të gjithë besimin te kjo palo reformë e pretenduar.

Si Bledar Maksuti mund të ketë edhe shumë të tjerë, por sjell në vëmendje këtë rast, duke e njohur atë dhe familjen e tij, duke ditur pasurinë që ata kanë dhe jetën modeste që bëjnë.

Një familje qytetare, ku i ati i ndjerë ka punuar për dekada me radhë si prokuror, avokat e noter e që e gjithë pasuria e tyre konsiston në një apartament të vetëm dhe një automjet Toyota 4-5 mijë eurosh.KPK-rat, LPK-rat, TRT-rat, e të gjitha tralalatë e këtij vendi s’mund të abuzojnë me detyrën në këtë mënyrë, sidomos kur bëhet fjalë për një prokuror që është vlerësuar maksimalisht nga aspekti profesional dhe në të gjithë karrierën e tij nga viti 2008 ka vetëm 3 ankesa, përkundër të tjerëve që kanë jo me qindra, por edhe me mijëra.

E shëmtuar të gërmosh në 10 milion lekë të vjetra a diçka më shumë, të pajustifikuara në një periudhë që nuk kishte as deklarime të ardhurash e asgjë tjetër.

Këta, për ata të njerkës, të bëjnë edhe vetingun e qefinit pas vdekjes!Propozimi im është që i ashtuquajturi sistem i drejtësisë në Shqipëri të mos quhet më i tillë.

Le ta quajmë SISTEM LEGEN!PËRFUNDIMISHT, KY SHTET NUK BËHET!DËSHIRA PËR T’IA MBATHUR E PËR TË MOS E KTHYER MË KOKËN PAS ËSHTË E PAZHBËSHME.

Zbardhi vrasjen e Behar Sofisë, prokurori Bledar Maksuti s'kalon Vettingun  – Lapsi.al
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook